TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: A i keni sytë në ballë me pa? Kosova është në krizë të rëndë energjetike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Haradinaj dhe të tjerëve

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thengjill, në kohën kur shumë shtete perëndimore po i rikthehen atij, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, sipas tij, është alarm i kuq se me fillimin e sezonit të dimrit na presin ditë të rënda.

“Kriza globale me gazin dhe karburantet, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund ta komplikojë tej mase tregun energjetik evropian dhe mundësinë që Kosova të blejë energji gjatë sezonit të dimrit”, ka shkruar ai.

Tutje Haradinaj theksoi se është urgjente që të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit, po ashtu gjatë sezonit të verës të aftësohen termocentralet e Kosovës, shkruan teve1.info

Postimi i plotë i Haradinajt:

A i keni sytë në ballë me pa?!

Kosova është në një krizë të rëndë energjetike, sado që ajo nuk vërehet në këta muaj të verës.

Heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thëngjill, në kohën kur shumë shtete perëndimore po i rikthehen atij, refuzimi i pakuptimtë i gazit amerikan dhe mungesa e një strategjie energjetike për kapërcimin e kësaj krize, është alarm i kuq se me fillimin e sezonit të dimrit na presin ditë të rënda.

Kriza globale me gazin dhe karburantet, si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, mund ta komplikojë tej mase tregun energjetik evropian dhe mundësinë që Kosova të blejë energji gjatë sezonit të dimrit.

Kjo, ose për shkak të mungesës në treg të energjisë, ose për shkak të çmimeve të papërballueshme për Kosovën.

Prandaj Qeveria e Kosovës duhet që urgjentisht ta hartojë një “plan krize” me masa konkrete për përballimin e një kolapsi të mundshëm energjetik, me pasoja të paparashikueshme për vendin.

Është urgjente:

– që gjatë sezonit të verës të aftësohen termocentralet e Kosovës, duke u bërë remontet e nevojshme  të blloqeve të tyre;

– që menjëherë e pa vonesë të shikohet mundësia e një “marrëveshjeje krize” me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë (të jepet verës e të importohet dimrit);

– të krijohen rezerva të naftës, benzinës dhe gazit;

– të liberalizohet tregu i burimeve konvencionale për ngrohje, së paku deri në mars të vitit të ardhshëm, (thëngjilli dhe lëndët drusore);

– të krijohet një fond emergjent për energjinë dhe ngrohjen për dimër dhe natyrisht të rikthehet çmimi i rrymës atje ku ishte…

Sjellja me komoditet e qeverisë sot, në raport me krizën energjetike në prag, mund të ketë pasoja katastrofike për vendin.

A i keni sytë në ballë me pa?!

Koha është të veprohet tani!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën