Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave sot në Pejë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se aksidenti mes dy veturave ndodhi në rrugën “Zhujë Selmani”.
Ai theksoi se personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55. Sipas informacioneve lëndimet janë të lehta. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe hetuesit e aksidenteve për të kuptuar shkaqet se si ka ardhur deri tek aksidenti”, deklaroi Gashi./teve1.info/







