Brenda 24 orëve, Policia e Kosovës shqipton 1,921 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1,921 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kontrollet dhe masat ndaj kundërvajtësve janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, me qëllim të ruajtjes së sigurisë për të gjithë.




