TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fshati Begracë i Kaçanikut s’ka vend për varreza

Mungesa e hapësirës në varrezat e fshatit Begracë në Kaçanik po u shkakton vështirësi të mëdha banorëve. Familjarët thonë se janë detyruar të kërkojnë zgjidhje vetë, pasi institucionet nuk kanë ofruar hapësirë të mjaftueshme për varreza.

by Arlind Beqiraj
2 orë ago
3 0
A A

Kenan Gashi nga fshati Begracë i Kaçanikut është detyruar ta kositë barin dhe ta pastrojë një hapësirë me shpresën për t’i siguruar një vend varrimi axhës së tij të ndjerë.

Megjithatë, edhe kjo hapësirë që e kishte përgatitur para dy ditësh nuk rezultoi e përshtatshme, pasi ndodhet shumë afër rrugës.

Prej dy ditësh, ai po përpiqet të gjejë një vend në varrezat e fshatit, të cilat tashmë përballen me mungesë të theksuar hapësire.

“E kanë pasë brengë që dy ditë ku me varrosë, sepse nuk ka siguruar komuna hapësirë. Është e pa ndershme, abuzuese që ne si familje e farefis të ballafaqohemi me problem se ku mundet me u varrosë, kur nuk ka vende. Është trishtuese”, deklaroi Kenan Gashi.

Të njëjtin shqetësim, sipas tij, e kanë edhe bashkëfshatarët, pasi varret janë shumë pranë njëra-tjetrës dhe hapësira për varre të reja është pothuajse e pamundur.

“Ju po e shihni se si qytetarët, familjarët, i kanë varrosur familjarët e tyre kur ka munguar hapësira, pa një rregull, pa një disiplinë, për shkak se ka munguar hapësira”, tha Gashi.

Ai përgjegjësinë për këtë situatë ia atribuon komunës, duke theksuar se banorët e kanë ngritur këtë problem, qysh muaj më parë, por pa ndonjë zgjidhje konkrete.

“Kryetari i Komunës së Kaçanikut dhe kryetari i fshatit fare nuk e kanë diskutuar, nuk e kanë marrë parasysh një shqetësim të qytetarëve me vite të tëra, me muaj të tërë, edhe pse ne e kemi adresuar problemin personalisht dhe me shkresa zyrtare”, theksoi Kenan Gashi.

Ndërkohë, për Teve1, në lidhje me këtë çështje, është përgjigjur edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, i cili ka bërë të ditur se parcela për varreza tashmë është ndarë, por kërkon ndërhyrje shtesë.

“Parcelën e kemi ndarë për varrezat e fshatit, por ka nevojë për rrafshim të dheut. Deri më tani nuk kemi pasur kontratë për shkak të ankesave të operatorëve. Dje kemi lidhur kontratën për mirëmbajtje dhe shumë shpejt do të intervenojmë”, pohoi Vishi.

Në mungesë të një zgjidhjeje tjetër, Gashi u detyrua që vendin për varrimin e axhës së tij ta sigurojë pranë hyrjes së varrezave.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes ish-pronari i Chelseas

Tërmet në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Banorët e Lebanës kërkojnë që të mos mbyllet shkolla e fshatit

Banorët e Lebanës kërkojnë që të mos mbyllet shkolla e fshatit

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Rama ndan pamjet nga koncerti i Kanye West në Tiranë: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

Zyrtare: Maldini rikthehet te Kombëtarja e Italisë si drejtor teknik, edhe Leonardo pjesë e projektit të ri

Zyrtare: Maldini rikthehet te Kombëtarja e Italisë si drejtor teknik, edhe Leonardo pjesë e projektit të ri

Norvegji – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Norvegji – Angli, publikohen formacionet zyrtare

Vdes ish-pronari i Chelseas

Tërmet në Kosovë

Pas shkëlqimit me Gjilanin, futbollisti i njohur e vazhdon karrierën në Marok

Pas shkëlqimit me Gjilanin, futbollisti i njohur e vazhdon karrierën në Marok

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, takon grupe folklorike nga disa shtete të botës

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën