TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

by Teve1
3 orë ago
1
A A
Vuçiq kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai u dënua me katër muaj burgim me kusht.

Kisha Ortodokse Serbe tha të premten (10.07.2026) se vendimi i gjykatës është “skandaloz”, pa specifikuar se për çfarë vepre ishte dënuar patriarku serb.

Transmetuesi publik slloven, Radiotelevizioni i Sllovenisë, raportoi në mars se Prokuroria Themelore e Lubjanës kishte ngritur aktakuzë ndaj patriarkut të KOS-it për keqtrajtim të një prifti në vendin e punës.Vuçiq tha se patriarku Porfirije në Slloveni është dënuar “për diçka që nuk e ka bërë kurrë”, por se kjo, sipas tij, “tregon qëndrimin ndaj Kishës Ortodokse Serbe si shtyllë e shoqërisë serbe”, raportoi agjencia Beta.

“Sipas gjykimit tim, patriarku Porfirije mund të krenohet edhe me këtë vendim, sepse ai tregon sa i rëndësishëm është për popullin serb dhe çfarë mendojnë për të të gjithë ata që nuk e duan popullin serb”- tha Vuçiq gjatë një vizite të punimeve në ndërtimin e një segmenti rrugor afër Leskovcit.

Vuçiq shtoi se kjo “mund t’i japë patriarkut serb aureolën e një viktime dhe martiri, si dhe forcë edhe më të madhe nga populli të cilit i shërben me besnikëri”.

Porfirije ishte në krye të Mitropolisë së Zagrebit dhe Lubjanës të Kishës Ortodokse Serbe nga viti 2014 deri në vitin 2021, kur u zgjodh patriark./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Serbisë i mbeti në gjysmë investimi prej 14 milionë eurove në Zveçan

Ish-krerëve të UÇK-së u vazhdohet paraburgimi, përkundër caktimit të datës së aktgjykimit

Ish-krerëve të UÇK-së u vazhdohet paraburgimi, përkundër caktimit të datës së aktgjykimit

Fshati Begracë i Kaçanikut s’ka vend për varreza

Fshati Begracë i Kaçanikut s’ka vend për varreza

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën