TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Takimi Kurti – Hamza nuk jep rezultate

Takim gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbajtur edhe me të parin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Nga ky takim nuk ka pasur rezultate, i pari i PDK-së tha se do të qëndrojnë në opozitë dhe iu uroi suksese partive tjera për bashkëpunime derisa i pari i Vetëvendosjes, Kurti tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe se nuk i takon vetëm atij për të zgjedhur presidentin.

by Fetije Kamberi
2 orë ago
0 0
A A

Të dy erdhën para orës 09:00.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza madje u panë edhe në disponim të mirë e me optimizëm.

I pari që foli para gazetarëve ishte Hamza, i cili tha se si parti do të qëndrojnë në opozitë.

“Pozicioni i PDK-së është që në këtë mandat të jetë në opozitë.  Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike brenda Kuvendit, në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës. Për të gjitha ato çështje me interes unë kam insistuar dhe premtuar se vota e PDK-së do jetë pro, duke përfshirë marrëveshje financiare, ndërkombëtare, që janë në interes të qytetarëve. PDK do a ketë rolin e vet konstruktiv si parti opozitare. PDK nuk ka vija të kuqe dhe ka qenë e hapur për të biseduar, por pozicioni ynë është që të jemi në opozitë”, deklaroi Bedri Hamza.

Por ai nuk tregoi nëse do të ketë edhe takime të tjera me Kurtin.

“Të gjitha partitë e tjera nuk mund ta zgjedhin presidentin pa LVV. LVV duhet të gjejë partnerë sipas nevojave dhe kritereve të tyre”, shtoi Hamza.

Takimin ndryshe e përshkroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“E falënderoj kryetarin Hamza për këtë takim, i cili ishte konstruktiv dhe kaloi në atmosferë të vullnetit e interesimit për t’i dhënë institucione të reja Kosovës, në përputhje me vullnetin e popullit. Për momentin nuk mund të themi se kemi një rezultat konkret, ndonjë të arritur që do të mund ta ndaj me publikun. Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotërojë edhe në vijim dhe që, në përputhje me afatet kushtetuese, t’i konstituojmë institucionet. Për bindjen time, vullneti është aty dhe atmosfera konstruktive duhet të vazhdojë të mbizotërojë”, theksoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti madje bëri matematikë me numra.

Por përsëriti deklaratën që nuk i takon vetëm partisë fituese të bëjë përpjekje për zgjedhjen e presidentit.

“Si tri subjekte të mëdha, që së bashku kanë 93 deputetë – 53 nga Vetëvendosje, 22 nga PDK-ja dhe 18 nga LDK-ja – kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të. Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për zgjedhjen e presidentit të gjithë kemi përgjegjësi. Pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale, dikë të asnjë partie, përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit”, shtoi ai.

Takim me Kurtin sy më sy nuk pranuan Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i saj, Ardian Gjini tha se i dinë kushtet e tyre dhe nëse plotësohen do të votojnë për president.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se rruga “Nekibe Kelmendi” do të mbyllet përkohësisht

Nga sot deri më 18 korrik, mbyllet përkohësisht një pjesë e rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Ministria e Infrastrukturës lëshon njoftim për automjetet e transportit të mallrave

Ministria e Infrastrukturës lëshon njoftim për automjetet e transportit të mallrave

​UP-ja shënoi 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Bell: Dy vendet tona e dinë ç’do të thotë të luftosh për liri

​UP-ja shënoi 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Bell: Dy vendet tona e dinë ç’do të thotë të luftosh për liri

​Mbyllen dy biznese të kriptovalutave e këmbimoreve, dy tjera gjobiten

​Mbyllen dy biznese të kriptovalutave e këmbimoreve, dy tjera gjobiten

Festimet për ndeshjen Francë – Marok kthehen në tragjedi, një adoleshente franceze e humb jetën

Zjarr në një banesë në qendër të Durrësit, zjarrfikëset në vendngjarje

Zjarr në një banesë në qendër të Durrësit, zjarrfikëset në vendngjarje

​UP-ja shënoi 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Bell: Dy vendet tona e dinë ç’do të thotë të luftosh për liri

​UP-ja shënoi 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Bell: Dy vendet tona e dinë ç’do të thotë të luftosh për liri

​Mbyllen dy biznese të kriptovalutave e këmbimoreve, dy tjera gjobiten

​Mbyllen dy biznese të kriptovalutave e këmbimoreve, dy tjera gjobiten

Konfirmohet edhe zyrtarisht lëndimi i Mbappes

Konfirmohet edhe zyrtarisht lëndimi i Mbappes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën