TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia nis fushatë vetëdijësuese për bashkatdhetarët gjatë sezonit veror

by teve1
2 orë ago
0
A A
Policia nis fushatë vetëdijësuese për bashkatdhetarët gjatë sezonit veror

Policia e Kosovës ka nisur fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës”, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit veror dhe mirëpritjes së bashkatdhetarëve që vizitojnë vendin.

Në kuadër të kësaj fushate, Policia ka përgatitur broshura informuese me këshilla dhe udhëzime praktike për pjesëmarrësit në trafik, me theks të veçantë në respektimin e rregullave gjatë qarkullimit në rrugë.

Sipas Policisë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve vazhdojnë të jenë shpejtësia e papërshtatshme, tejkalimet në vende të ndaluara, pakujdesia, lodhja, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit dhe vozitja nën ndikim të alkoolit.

Përveç prezencës së shtuar policore dhe pikave të kontrollit, gjatë kësaj periudhe do të përdoren edhe pajisje inteligjente, kamera, radarë mobilë dhe dronë për identifikimin e kundërvajtjeve në trafik.

Policia ka bërë të ditur se shkeljet si tejkalimi i shpejtësisë, mosvendosja e rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, automjetet e paregjistruara dhe kundërvajtje të tjera mund të evidentohen edhe pa ndalimin fizik të drejtuesve, ndërsa gjobat mund t’u dërgohen pronarëve të automjeteve përmes postës.

Nga Policia është bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugë dhe respektim të rregullave të trafikut, në mënyrë që udhëtimet verore të përfundojnë vetëm me kujtime të mira.

“I lodhur? Pushoni! Më mirë vonë në destinacion, sesa kurrë”, është mesazhi i fushatës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Jam optimist, duhet t’i konstituojmë institucionet

Kurti mbërrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun: Jam optimist, duhet t’i konstituojmë institucionet

​Kurti s’përgjigjet nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente

​Kurti s’përgjigjet nëse Vjosa Osmani është kandidate konsensuale për presidente

Osmani dhe Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

Osmani dhe Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin me Kurtin

S’ka verdikt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rihapet gjykimi

Takimi Kurti – Hamza nuk jep rezultate

Takimi Kurti – Hamza nuk jep rezultate

Dugolli: Partitë politike duhet të reflektojnë e ta gjejmë një figurë unifikuese për president

Dugolli: Partitë politike duhet të reflektojnë e ta gjejmë një figurë unifikuese për president

Studentët e huaj me ide se si të pastrohen mbeturinat plastike në Prishtinë

Studentët e huaj me ide se si të pastrohen mbeturinat plastike në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën