TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Varroset lideri suprem i ndjerë i Iranit, Ali Khamenei

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Varroset lideri suprem i ndjerë i Iranit, Ali Khamenei

Lideri i ndjerë suprem i Iranit, Ali Khamenei, është varrosur në faltoren Imam Reza në qytetin verilindor Mashhad duke i dhënë fund një jave ceremonish mortore.

Khamenei u vra në një sulm ajror të SHBA-së dhe Izraelit në muajin shkurt.

Televizioni Press TV raportoi se Khamenei u varros në sallën e lutjeve Dar al-Dhikr në këtë faltore, pasi arkivoli i tij u bart rreth varrit të Imam Rezas si pjesë e riteve mortore.

Transmetuesi tha se miliona vajtues nga i gjithë Irani dhe rajoni morën pjesë në ceremonitë 1-javore para varrimit.

Para varrimit, Irani zhvilloi lutjet mortore për Khamenein, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, mijëra njerëz u mblodhën në qytet për lutjet që shënuan fazën përfundimtare të procesionit mortor 1-javor.

Lutjet u udhëhoqën nga djali i Khameneit, Mostafa Khamenei.

Izraeli dhe SHBA-ja nisën sulme të përbashkëta kundër Iranit në muajin shkurt, duke vrarë më shumë se 3.000 persona.

Teherani u kundërpërgjigj me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit që strehojnë baza amerikane.

Muajin e kaluar, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi nën ndërmjetësimin e Pakistanit, me synim përfundimin e konfliktit të tyre ushtarak dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Megjithatë, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme gjatë dy ditëve të fundit, pas përshkallëzimit të situatës që pasoi sulmet iraniane ndaj tre anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Dje, Teherani nisi një seri sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake amerikane në Bahrein, Kuvajt, Katar dhe Jordani, si hakmarrje ndaj sulmeve amerikane të natës për të dytën ditë radhazi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Britania konfirmon sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore të pensioneve dhe ndihmave sociale

Britania konfirmon sulmin kibernetik ndaj sistemeve shtetërore të pensioneve dhe ndihmave sociale

Bosnja shpall të padëshiruar katër diplomatë iranianë

Bosnja shpall të padëshiruar katër diplomatë iranianë

Netanyahu i ofron Eisenkotit postin e kryeministrit, nisin negociatat për qeverinë e re izraelite

Netanyahu i ofron Eisenkotit postin e kryeministrit, nisin negociatat për qeverinë e re izraelite

Pakistani dërgon trupa në Arabinë Saudite mes përshkallëzimit të sulmeve të Huthëve

Pakistani dërgon trupa në Arabinë Saudite mes përshkallëzimit të sulmeve të Huthëve

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

100 kandidatë i nënshtrohen testit për 34 pozita të prokurorëve të rinj

Serbia nderon Mlladiqit, reagon Kurti: Vështirë të flitet me atë shoqëri për përballje me të kaluarën

Kurti njofton për vazhdimin e Programit të Kuponëve për çerdhe, aplikimet deri më 10 dhjetor

SC Gjilani merr masa pas borës, gjithçka gati për derbin ndaj FC Dritës

SC Gjilani merr masa pas borës, gjithçka gati për derbin ndaj FC Dritës

Liverpooli dhe Evertoni ndajnë pikët në derbin e “Merseyside”

Liverpooli dhe Evertoni ndajnë pikët në derbin e “Merseyside”

Vetura rrokulliset në Rekë të Allagës në Rugovë, nuk raportohet për të lënduar

Vetura rrokulliset në Rekë të Allagës në Rugovë, nuk raportohet për të lënduar

Ambasadori britanik Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në

Ambasadori britanik Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në

Shaip Kamberi zbulon synimin kryesor të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi: Integrimi në institucionet shtetërore në komunat e tyre

Kamberi sqaron marrëveshjen për bashkëdrejtimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën