TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Koncerti i Kanye West – Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllkokohen

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Koncerti i Kanye West – Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllkokohen

Kur kanë mbetur dhe dy ditë nga koncerti i artistit me famë botërore Kanye West, i cili do të mbahet më 11 korrik 2026 në Tiranë, saktësisht në Kashar, Policia e Tiranës ka njoftuar se do të zbatohen masa të posaçme për menaxhimin e trafikut, duke vendosur kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa nga akset kryesor.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 07:00 deri në orën 24:00 do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga zona e “Eiffelit” deri te “Casa Italia”, ndërsa segmenti do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet. Gjatë të njëjtit interval kohor do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës në rrethrrotullimin e “Casa Italia”.

Po ashtu, nga ora 12:00 deri në mesnatë, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”, si edhe në aksin “Sokrat Miho” – “Kasem Shima” – “7 Nëntori”, i cili do të jetë i kalueshëm vetëm me sens daljeje.

Policia njofton gjithashtu se, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve në koncert, mund të ketë bllokime të përkohshme edhe në aksin nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia”, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Gjatë gjithë kohës së zbatimit të këtyre masave, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës u kërkon qytetarëve mirëkuptim dhe i fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre paraprakisht, të përdorin akse alternative dhe të respektojnë udhëzimet e uniformave blu për të shmangur vonesat në qarkullim.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE” që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

Fondi 4 milionë euro dhe përfitimet e Shqipërisë

Qeveria shqiptare përmes një akti normativ vendosi një shumë monetare prej 4 milionë eurosh për koncertin në fjalë.

Kryeministri Edi Rama, në komunikimet e tij në rrjetet sociale shpjegoi arsyet që sipas tij e çuan qeverinë të vinte në dispozicion këtë fond.

Sipas Ramës, koncerti i Kanye West, do t’i sigurojë vendit tonë një fitim në jo më pak se 100 milionë euro dhe po ashtu një promovim në arenën globale.

“4 milionë euro në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West; për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura”, tha Rama.

/tvklan.al

Tags: Kanye WestkoncertTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një grua gjendet pa shenja jeta në oborrin e shtëpisë

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kërcënoi një zyrtar policor përmes telefonit

​ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

​ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind, transporti dhe energjia me rritjen më të madhe

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Policia e Kosovës nis sot fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” për bashkatdhetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën