Të paktën 28 persona humbën jetën pasi një zjarr masiv përfshiu një fabrikë këpucësh në provincën lindore kineze Fujian të enjten, sipas gazetës “South China Morning Post”.
Zjarri u raportua në fabrikën “Huiteng Shoes”, në rrugën “Kaituo East” në fshatin Jiangtou, në zonën Chendai të qytetit Jinjiang, shkruan Anadolu.
Pamjet që qarkullonin në rrjetet sociale tregonin flakë gjigante dhe tym të dendur e të zi që dilte nga ndërtesa, ndërsa disa persona të bllokuar në çati kërkonin ndihmë.
Presidenti Xi Jinping urdhëroi angazhim maksimal për shpëtimin dhe trajtimin e viktimave, si dhe për hetimin e ngjarjes.









