Policia e Kosovës ka njoftuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia” në Prishtinë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i cili tha se qytetarët janë evakuuar nga zona, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre.
“Rreth orës 09:00, Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia”, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, policia ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, duke siguruar perimetrin dhe evakuuar qytetarët nga zona, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin e rastit, ndërsa kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e tyre”, ka deklaruar Pllana./teve1.info/







