Një ditë pas certifikimit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e Kryesisë së partisë.
Ditëve të fundit ka pasur pakënqësi brenda partisë lidhur me udhëheqin e Kryetarit Lumir Abdixhiku, ku madje është kërkuar edhe shkarkimi i tij.
Krahas kësaj janë mbledhur edhe nënshkrimi për shkarkimin e Kryetarit.
Në anën tjetër, Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot ka ftuar në takim krerët e partive, PDK, LDK dhe AAK.







