Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen Dërçin në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave.
Ngjarja dyshohet se lidhet me një krim brenda familjes.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë./TCH








