TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova ndër shtetet me rritjen më të shpejtë ekonomike, sfidë vlerësohet varësia nga importi

Kosova është renditur ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike për pesë vitet e ardhshme, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Megjithatë si sfidë për ekonominë e Kosovës, vlerësohet varësia e lartë nga importet.

by tëvë1
1 muaj ago
7 0
A A

Kosova renditet e dyta me radhë për rritjen më të shpejtë ekonomike gjatë viteve të ardhshme.

Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, para Kosovës ndodhet vetëm Malta, me një diferencë të vogël.

Në këtë rritje ekonomike, sipas raportit do të ndikojnë disa faktorë.

“Faktorët nxitës të rritjes janë të veçantë. Paratë e dërguara në vendlindje nga një diasporë e madhe, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, financojnë si konsumin ashtu edhe investimet në biznes, ndërsa shpenzimet publike për infrastrukturën dhe një sektor bankar në thellim janë faktorë shtesë. Rritja pritet të shkoj rreth 4%”, thuhet nga FMN.

Në raport, si dobësi në rritjen ekonomike theksohet vlera e lartë e importeve, dhe fakti që Kosova nuk ka ndërtuar akoma një bazë konkurruese eksporti.

Megjithatë, ekonomistët në Kosovë vlerësojnë se krahasimi i Kosovës me vende të zhvilluara nuk është i qëndrueshëm.

“Pagat ende janë te ulëta nuk ka zhvillim ekonomik të duhur ka inflacion jashtëzakonisht të lartë pra Kosova varet prej importit pra nuk është krhasushmeria me vendet e zhvilluare me Kosovën, Kosova qendron me mire se është ekonomi e re e dalë pas lufte”, vlerëson ekonomisti Lulzim Beqiri.

E varësia nga importet, sipas ekonomistit Arton Muhaxheri, është një nga pikat më të rëndësishme të raportit.

“Është tregues I qartë I nje deshtimi strukturor I ekonomisë të vendit tonë kjo sepse parametrat kryesorë të ekonomisë tregojnë Kosova vazhdon të mbetët një shtet thellësisht I varur nga importi me prodhime vendore të dobët dhe me mungese serioze të politikava zhvillore”, thotë Arton Muhaxheri – ekonomist.

Gjatë vitit 2025, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 3.6% gjatë vitit 2025.

E sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, të publikuar në fillim të këtij muaji, në vitin 2026 nuk pritet të arrihet i njëjti nivel i rritjes.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq dhe Gjuriq kundër reagimit të Shqipërisë për Ibrin: Çfarë lidhje ka me Shqipërinë?

Auto Draft

Vendosja e Policisë së Kosovës tek Ura e Ibrit, por kur pritet hapja e kësaj ure në Mitrovicë?

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Bashkëluftëtarët e kujtojnë Bekim Berishën – “Abejën” – si strateg të luftës

Mirëpritet iniciativa – hapet dyqani i parë për uniformat e veteranëve

Bilanci i ri: Mbi 100 të vdekur nga shembja e ndërtesave në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë

Bilanci i ri: Mbi 100 të vdekur nga shembja e ndërtesave në Kolumbi pas tërmetit 7.4 ballë

Haxhiu: Procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit të bëhet larg çdo ndikimi politik

4 tetori – koha e fundit kur vendi mund të ketë ushtrues detyre të presidentit

Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit me armë zjarri

Spitali i Gjakovës jep detaje për gjendjen e të plagosurit me armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën