TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla pret në takim delegacionin amerikan, në fokus sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik

by teve1
3 muaj ago
3
A A
Gërvalla pret në takim delegacionin amerikan, në fokus sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim një delegacion amerikan të kryesuar nga Robert “Bobby” Kasprzak, Roy Miller dhe Theodore Robert Maloney, me të cilët ka diskutuar për sundimin e ligjit, reformat në drejtësi dhe rolin e institucioneve në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Gërvalla ka theksuar se forcimi i sistemit të drejtësisë dhe ndërtimi i besimit në institucione janë parakushte për një Kosovë më të fuqishme dhe më tërheqëse për investitorët.

Ajo ka vlerësuar se një sistem drejtësie efikas, profesional, i besueshëm dhe me integritet është një nga shtyllat kryesore të një shteti demokratik, duke kontribuar në rritjen e sigurisë juridike për qytetarët, bizneset dhe investitorët ndërkombëtarë.

“Reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe fuqizimi i transparencës dhe llogaridhënies institucionale, mbeten angazhime të vazhdueshme të Republikës së Kosovës për të garantuar një sistem ku ligji zbatohet në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur Gërvalla.

Gjatë takimit, ajo ka theksuar gjithashtu se Kosova ofron mundësi të rëndësishme për partneritete dhe investime afatgjata, duke përmendur fuqinë e re punëtore, orientimin euroatlantik dhe zhvillimin e sektorëve me potencial të lartë.

Në fund, ministrja në detyrë ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve për forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një klime sa më të favorshme për investime, përmes reformave të vazhdueshme, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe partneriteteve ndërkombëtare./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën