TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia mbetet e bllokuar në rrugën drejt BE-së, tetë shtete kundërshtojnë hapjen e Klasterit 3

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Vuçiqi shpreh shqetësim për bashkëpunimin ushtarak Kosovë–Shqipëri–Kroaci, e sheh si kërcënim për sigurinë e Serbisë

Në një goditje për përpjekjet e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së nuk arritën të mërkurën të sigurojnë unanimitetin e nevojshëm për hapjen e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë.

Sipas Euronews, që citon tre diplomatë të Bashkimit Evropian të informuar mbi takimin, tetë shtete anëtare kundërshtuan hapjen e Klasterit 3. Kundër këtij hapi u shprehën Holanda, Suedia, Finlanda, Belgjika, Estonia, Lituania, Bullgaria dhe Kroacia.

Ndërkohë, Danimarka, Luksemburgu dhe Letonia nuk e kundërshtuan hapur propozimin, por shprehën rezerva, ndërsa Franca ishte në mesin e vendeve që mbështetën avancimin e Serbisë në procesin e anëtarësimit.

Klasteri 3, i cili përfshin kapitujt që lidhen me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, mund të hapet vetëm me pëlqimin unanim të të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Pak ditë para takimit, Komisioni Evropian u kishte dërguar shteteve anëtare një shënim informues (information note), në të cilin rekomandohej hapja e Klasterit 3. Sipas dokumentit, të cilin Euronews thotë se e ka siguruar, Komisioni vlerëson se Serbia ka bërë përparim në disa fusha kyçe, duke përfshirë shfuqizimin e ndryshimeve të diskutueshme në ligjet për gjyqësorin, përparimin në lirinë e mediave, reformën zgjedhore dhe bashkëpunimin me BE-në në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Megjithatë, në të njëjtin dokument theksohet se Serbia ende nuk është përafruar me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni vlerëson se Beogradi ka bashkëpunuar me BE-në për të luftuar shmangien e sanksioneve, ka ofruar mbështetje për Ukrainën dhe ka intensifikuar kontaktet politike me Kievin, por nënvizon se kërkohet ende punë e mëtejshme në reformën e gjyqësorit dhe sistemit prokurorial.

Sipas Euronews, një diplomat i BE-së, që foli në kushte anonimiteti, tha se kundërshtimi i tetë shteteve anëtare lidhej kryesisht me shqetësimet për sundimin e ligjit në Serbi dhe mungesën e përafrimit të plotë të vendit me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, veçanërisht sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë.

Nga ana tjetër, disa shtete anëtare konsideruan se Serbia ka përmbushur, ose është në rrugën e duhur për të përmbushur, kriteret për hapjen e Klasterit 3.

Një ditë më parë, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në Parlamentin Evropian se, në dritën e zhvillimeve të fundit pozitive, Komisioni Evropian kishte rinovuar rekomandimin për hapjen e Klasterit 3 në negociatat me Serbinë, duke theksuar se do të vazhdojë të nxisë zbatimin e reformave të mëtejshme në vend.

Tags: BEkundershtimeSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

ZKA: Masat për fuqizimin e grave nuk kanë siguruar përfaqësim të kënaqshëm në pozita udhëheqëse

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Rama, Lladrovci e Ahmeti pajtohen për “Pastrimin”: Secila komunë të përgjigjet për mbeturinat e veta

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Palatova në takimin lamtumirës me Kurtin, apelon për tejkalimin e ngërçit politik

Gjyqtarë anglez për duelin Drita – Celje

Drita kërkon fitoren dhe fazën e ligës

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Çfarë i ndodh trupit kur ndaloni së ngrëni sheqer

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Rusia kërcënon të sulmojë bazat ushtarake britanike për ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Superliga, dy ndeshje të vikendit luhen në mbrëmje

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Serbia tërheq ekipi 3×3, shmanget përballja me Kosovën

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Drenica – Ballkani, hapin xhiron e tretë

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Alarm për bombë në disa institucione të Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën