TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zulfaj takon raportuesin e PE-së, diskutohet avancimi i Kosovës drejt BE-së

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Zulfaj takon raportuesin e PE-së, diskutohet avancimi i Kosovës drejt BE-së

Kryenegociatori i Kosovës, Zulfaj, ka pritur në takim raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutua për rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, të miratuar më 17 qershor 2026, e cila e cilëson anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian si një zgjedhje të qartë strategjike dhe gjeopolitike.

Rezoluta vlerëson gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj reformave evropiane, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Në takim u theksua se Parlamenti Evropian mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe u bën thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vlerësimin e aplikimit dhe avancimin e vendit drejt statusit të kandidatit.

Zulfaj ka theksuar se marrja e statusit të vendit kandidat është një kërkesë legjitime e Kosovës dhe se ky proces duhet të pasohet me hapjen e negociatave të anëtarësimit, bazuar në meritë dhe në përmbushjen e kritereve të kërkuara.

Rezoluta e Parlamentit Evropian mbështet gjithashtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përkrah orientimin drejt programit të NATO-s “Partneriteti për Paqe”, kërkon përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjskë dhe u bën thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

Në fund, u ritheksua se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian, duke vazhduar zbatimin e reformave dhe adresimin e fushave ku kërkohet përparim i mëtejshëm./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën