TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompania Sony mbyll një nga kapitujt më të famshëm të historisë së PlayStation

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Kompania Sony mbyll një nga kapitujt më të famshëm të historisë së PlayStation

Sony do të ndalojë prodhimin e disqeve fizike për konsolat PlayStation dhe do të kalojë plotësisht në formatin dixhital duke filluar nga janari i vitit 2028, njoftoi kompania të mërkurën.

Pas përfundimit të prodhimit të disqeve fizike, lojërat e reja do të jenë të disponueshme vetëm në format dixhital përmes PlayStation Store, dyqanit online të PlayStation, si dhe përmes shitësve të autorizuar që ofrojnë kode dixhitale.

Ky ndryshim nuk do të ndikojë te lojërat që janë publikuar tashmë në disk ose ato që do të dalin para janarit 2028, bëri të ditur Sony.

“Ky është një drejtim natyral për Sony Interactive Entertainment, për t’iu përshtatur prirjeve të konsumatorëve, pasi preferenca e përgjithshme për mediat dixhitale ka tejkaluar ndjeshëm përdorimin e disqeve fizike,” thuhet në deklaratën e kompanisë.

“Ky tranzicion do të na lejojë të përshtatemi më mirë me mënyrën se si shumica e komunitetit tonë preferon të aksesojë dhe të luajë lojërat sot.”

Sony, e themeluar në Japoni në vitin 1946 me emrin Tokyo Tsushin Kogyo K.K., prodhoi konsolën e parë PlayStation në vitin 1994 – një pajisje gri e pajisur me një lexues CD-ROM.

Që atëherë, kompania ka prezantuar disa gjenerata të PlayStation, ndërsa modeli më i fundit është PlayStation 5.

Njoftimi vjen pak përpara publikimit të shumëpritur të Grand Theft Auto VI (GTA 6), i cili sipas analistëve pritet të jetë lansimi më fitimprurës në historinë e industrisë së argëtimit.

Fansat kanë pritur për këtë lojë për më shumë se një dekadë, pasi versioni i fundit, GTA 5, u publikua në vitin 2013.

Data e publikimit të GTA 6 është shtyrë disa herë dhe tani pritet të dalë më 19 nëntor.

Ndërsa ofertat digjitale vazhdojnë të rriten, gjithnjë e më shumë konsumatorë po largohen nga mediat fizike.

Sipas Mat Piscatella, drejtor i lartë dhe këshilltar për industrinë e videolojërave në kompaninë e analizave të tregut Circana, lojtarët shpenzuan vetëm 1.5 miliardë dollarë për blerjen e videolojërave të reja në format fizik gjatë vitit 2025, niveli më i ulët që nga viti 1995, kur Circana nisi të mbledhë këto të dhëna.

Shpenzimet për lojërat fizike arritën kulmin në vitin 2008, me 11.6 miliardë dollarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Inteligjenca artificiale i merr punën bankierëve, Barclays njofton 5 mijë shkurtime

Inteligjenca artificiale i merr punën bankierëve, Barclays njofton 5 mijë shkurtime

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për skandalin e të dhënave personale

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

​Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Bill Gates parashikon se vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga inteligjenca artificiale, rreziku më i madh për njerëzimin

MASHT-i hap konkurs për mbështetje financiare të studentëve nga komunitetet

MASHT-i hap konkurs për mbështetje financiare të studentëve nga komunitetet

Mashtroi qytetarët duke u paraqitur si përfaqësuese e një OJQ-je, i ngritët aktakuzë

Prokuroria kërkon paraburgim për ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj

Vdes ish-drejtori i Medresesë “Alauddin” profesori, Bahri Simnica

Vdes ish-drejtori i Medresesë “Alauddin” profesori, Bahri Simnica

Rama përsërit thirrjen “Dialog” për studentët protestues

Rama përsërit thirrjen “Dialog” për studentët protestues

Mehmeti-Spanca: Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale

Mehmeti-Spanca: Shpesh rekomandimet e auditimit shihen vetëm si mangësi procedurale

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

Tre shqiptarë në formacionin e javës në Turqi

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

​11 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën