TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Grupi “Anti-Abdixhik” në LDK pretendon se siguroi firmat për Kuvendin e Jashtëzakonshëm

by Tëvë1
2 orë ago
7
A A
​Grupi “Anti-Abdixhik” në LDK pretendon se siguroi firmat për Kuvendin e Jashtëzakonshëm

Nisma e marrë nga një grup i politikanëve seniorë në LDK për shkarkimin e kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, po “përparon” me sukses.

Kështu të paktën pretendon një burim i afërt me grupin e “rebelëve”, i cili i ka thënë për KosovaPress se nënshkrimet e nevojshme të delegatëve për ta thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, në të cilën ky organ i Lidhjes Demokratike do të deklarohej për largimin ose jo të liderit aktual, janë siguruar.

Sipas tij, tashmë janë mbledhur një e treta e “firmave” pro kësaj nisme, që sipas statutit të partisë, mjaftojnë për ta thirrur Kuvendin.

Burimi në fjalë tha se tashmë po punohet në sigurimin e “50 plus 1” për qind të votave të delegatëev të Kuvendit, sa janë të domosdoshme në Kuvend, për ta shkarkuar kryetarin.

Ai ka thënë se pret që edhe këto nënshkrime të sigurohen, e pastaj të caktohet data për Kuvendin e Jashtëzakonshëm.

KosovaPress raportoi ekskluzivisht të dielën, se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që njëherazi është edhe kryetar i degës së LDK-së së këtij qytet, po e udhëheq këtë proces duke vizituar njësitë e partisë edhe në komunat tjera të vendit, për të kërkuar nënshkrimet e delegatëve për Kuvendin e votëbesimit ndaj Abdixhikut.

Kërkesa për largimin e tij vjen pas pakënaqësive brenda kësaj partie në lidhje me rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Dega e Pejës, ajo e Lipjanit dhe një nga njësitë partiake të Prishtinës ishin të parat që fillimisht kërkuan dorëheqja e Abdixhikut. Ky i fundit, po atë ditë, la të kuptohet se nuk e lë pozitën në parti, duke ua kërkuar dorëheqjen pikërisht atyre që i thanë të lëshojë udhë në lidership të LDK-së.

Lidhja Demokratike, që u udhëhoq në zgjedhjet e 7 qershorit nga ish presidentja Vjosa Osmani, mori 16.69 për qind të votave në nivel vendi. Me këtë rezultat siguroi 18 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Statutit të LDK-së, nënshkrimet e një të tretës së anëtarëve të Kuvendit nuk e shkarkojnë automatikisht kryetarin, por vetëm hapin rrugën për ngritjen formale të çështjes së votëbesimit.

Në përbërjen statutare të Kuvendit të LDK-së janë 355 delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, duke përfshirë edhe kryetarin aktual, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit, i mbijetoi një procesi të votëbesimit në Kuvendin e janarit të këtij viti, që u thirr pas rezultatit jo të kënaqshëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit 205. Në këto votime LDK mori vetëm 13.24 për qind të votave të kosovarëve. /KosovaPress/

Tags: LDKlumir abdixhiikuTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

Dëmtohet një gyp në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Arritshmëria mesatare 48.35%

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

Kalimi nëpër Serbi -Shumë mërgimtarë s’e zbatojnë thirrjen e institucioneve

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, përmend presionin dhe mungesën në bashkëpunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën