TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, flasin fëmijët që ishin në autobus – të akuzuarit mohojnë fajësinë

Ka përfunduar gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ku u vra shoferi i një autobusi dhe dy nxënës. Të akuzuarit, babai dhe dy djemtë e tij, kërkuan lirimin e tyre në mungesë provash. Kurse të dëmtuarit, dënimin maksimal për ta.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
2 0
A A

Blendi Mustafaj dhe Ermelinda Osmanaj, në nëntorin e vitit 2021, po udhëtonin me bashkëmoshatar, nga shkolla për në shtëpi me autobus.

Mirëpo, në fshatin Gllogjan të Deçanit, ata u përballën me një sulm të armatosur.

Dy nxënës të mitur, dhe shoferi i autobusit mbetën të vdekur.

Për ngjarjen tragjike të rreth pesë viteve më parë, Mustafaj dhe Osmanaj kërkuan sot drejtësi në gjykatë.

Të akuzuar për këtë vrasje të trefishtë, janë Halil Mehmetaj me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kreshnikun.

Të tre anëtarët e familjes Mehmetaj, dhanë sot fjalët e tyre përfundimtare, në gjykimin që ka prekur fundin.

I akuzuari kryesor, Kastriot Mehmetaj mohoi sërish përfshirjen.

Për avokaten e Mehmetajt, Kosovare Kelmendi, Prokuroria ka dështuar në këtë rast.

Lirimin e kërkoi edhe Kreshnik Mehmetaj, i cili gjithashtu mohoi se ka ndonjë lidhje me krimin.

Në mbrojtje të tij, më gjerësisht foli avokatja Nushe Kuka Mekaj.

Babai i dy të akuzuarve, Halil Mehmetaj, sipas Prokurorisë është njeriu që e orkestroi gjithë vrasjen. Mirëpo, ndërlidhjen e familjes së tij me rastin, i akuzuari e konsideron të pabazuar.

Sipas avokatit të tij, Prokuroria bie në kundërshtim me veten në aktakuzë, kur e ndërlidhë atë me shtytje në vrasje.

Me avokatin Latifaj, nuk pajtohet mbrojtësi i familjes së shoferit të autobusit i cili mbeti i vrarë.

Avokati Arianit Koci deklaroi se përgjatë gjykimit u vërtetua e gjithë aktakuza e prokurorisë.

Drejtësi në seancën e sotme, kërkoi edhe bashkëshortja e të ndjerit.

E Prokuroria në fjalën përfundimtare të dhënë disa javë më parë, kërkoi burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit.

Aktgjykimin Gjykata Themelore e Pejës do ta shpallë gjatë ditëve në vijim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën