Këto pamje, janë dëshmia kryesore e dhunës së ushtruar në një qendër për të moshuar në Pejë, në nëntorin e vitit 2022.
Viktimë ishte një banore e qendrës, e cila vuante edhe nga sëmundja e harresës.
Katër vite pas, procesit gjyqësor ndaj tri infermiereve të akuzuara i erdhi fundi.
Aurona Pelaj, si e akuzuara kryesore, u dënua nga gjykata me dy vite e tre muaj burgim.
Ndryshe nga Pelaj, Gjykata vendosi që dy infermieret tjera, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi, t’i liroj nga akuza.
Madje, për njërën prej tyre, vet prokuroria në fund të procesit ishte tërhequr nga ndjekja penale.
Ky vendim i Gjykatës nuk i pëlqeu familjes.
Prandaj, avokati Meshari Ismalaj paralajmëroi ankesë.
Sipas aktakuzës, të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar
“Orenda” në Pejë, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcë ndaj të moshuarës që ishte strehuar në këtë shtëpi, ku incizojnë me telefon derisa e godasin disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, veprime të cilat përcillen me të qeshura nga të pandehurat.






