TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Figura e myftiut Tërnava përdoret për reklamim të produkteve, BIK: Videot nuk paraqesin realitetin

Një video e krijuar me inteligjencë artificiale në të cilën pretendohet se myftiu Naim Tërnava po promovon një produkt për trajtimin e diabetit, po qarkullon prej një kohe në rrjetet sociale. Në kundërshtim të saj ka reaguar vet Bashkësia Islame. E juristët tregojnë se raste të tilla përbëjnë vepër penale.

by Adea Mustafaj
2 orë ago
0 0
A A

Ngjan me një video informuese të realizuar nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

E përmes saj pretendohet se Tërnava rekomandon një produkt për shërimin e diabetit.

Por realiteti është krejtësisht ndryshe.

Videoja është e gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke u përdorur figura dhe zëri i myftiut Tërnava.

Për materialin në fjalë, vet Bashkësia Islame e Kosovës doli me një reagim.

“Njoftojmë gjithë opinionin publik se videot, të cilat së fundmi po qarkullojnë në rrjetet sociale me personazhin e Myftiut Naim ef. Tërnava, nuk pasqyrojnë realitetin dhe nuk bazohen në fakte. Këto video paraqesin pretendime të pavërteta dhe mashtruese, e si të tilla janë edhe keqpërdorim i imazhit të Myftiut Naim ef. Tërnava.”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

Autorët e këtij materiali, avokati Ardian Bajraktari thotë se do të duhej të ndiqeshin penalisht.

“Fillimisht duhet parë se për çfarë qëllimesh bëhet. Në rast se bëhet për të përfituar në mënyrë të jashtëligjshme në çfarëdo forme, atëherë vlerësoj që kemi të bëjmë me elementet e veprës penale të mashtrimit të përcaktuar në dispozitat respektive të kodit penal, për shkak natyrisht që një fenomen i tillë duhet të trajtuar nga ana e organeve të zbatimit të ligjit, e për të cilën natyrisht shkalla e dënueshmërisë është me burgim deri në pesë vite, e madje nëse përfitimi është më i madh, atëherë shkalla mund të shkojë edhe më lart”, shprehet Bajraktari.

Përfshirja e figurave publike në video të ngjashme, profesori Festim Rizanaj nga platform Hibrid.info, tregon se janë të shpeshta.

Rizanaj shpjegon se kjo bëhet për t’i dhënë kredibilitet videos.

“Zakonisht në këto video, kur kemi të bëjmë me produkte të caktuara, si sidomos këto shëndetësore që janë, përdoren shpesh figura publike në një farë forme për me i dhënë kredibilitet ose me rritë besueshmërinë e kësaj video, siç është edhe rasti me myftiun Tërnava, ku është përdorur figura e tij me idenë se nëse e përdorni një barë të caktuar domethënë, e shëron sëmundjen e diabetit konkretisht dhe këtu, kjo figurë e e myftiut në një farë forme i jep kredibilitet asaj video, që i bën audiencën thjesht me besu pa marrë parasysh faktin se ajo pjesa ku flet Tërnava është e gjeneruar me inteligjencë artificiale”, shprehet Rizanaj.

Mungesa e edukimit për përmbajtje të tilla, sipas Rizanajt ndikon që shumë t’u besojnë atyre.

“Edhe inteligjenca artificiale është duke u përsosë në masë të madhe, që po është vështirë me me me i dallu, po te ne akoma nuk ka arritur në atë nivelin e përdorimit të tillë, sepse kryesisht përdoren këto mjete që janë ma ma të lira ose pa pagesë dhe nuk arrijnë me gjeneruar në perfeksion, ndërsa në botë ka video të tilla që nuk vërehen që janë me inteligjencë artificiale. Ndërsa është edhe dobësia e audiencës, në një farë forme, mosedukimi i duhur që me i njohur këto përmbajtje, edhe elementi tjetër që i bën të besueshme, por njëkohësisht edhe këto polarizimet e ndryshme që janë shoqërore, edhe këto po i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj situatave të caktuara”, thotë ai.

Përmbajtje të ngjashme janë publikuar në masë të madhe edhe gjatë fushatës zgjedhore të 7 qershorit. Personazhe kryesore ishin figura drejtuese të partive politike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Spanja eliminon Portugalinë

Spanja eliminon Portugalinë

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

Tre të lënduar pas një përleshjeje fizike në Komoran

Microsoft shkurton 3 përqind të fuqisë punëtore

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune!

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

​ZKA fillon auditimin e sistemit për regjistrimin e bizneseve në ARBK

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Kulla: E domosdoshme hapja e një ambasade të Kosovës në Damask dhe e një ambasade të Shqipërisë në Oman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën