Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të hetimit të vdekjes, të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në Prizren dhe Dragash.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prizren një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
“Prizren / 05.07.2026 – 14:15. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, një rast tjetër është raportuar në Dragash, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.
“Dragash / 05.07.2026 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Policia nuk ka bërë të ditur rrethanat e këtyre rasteve, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e vdekjes së viktimave.







