TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rritje e çmimeve dhe ngadalësim ekonomik gjatë viti 2026

Inflacioni në Kosovë pritet të shënojë rritje gjatë vitit 2026, ndërsa ekonomia e vendit do të rritet me një ritëm më të ngadalshëm. Sipas ekonomisteve, këto zhvillime sinjalizojnë një periudhë me sfida për ekonominë e vendit

by tëvë1
3 orë ago
1 0
A A

Autor: Arlind Beqiraj

Inflacioni gjatë vitit 2026 pritet të shënojë rritje në Kosovë, derisa ekonomia e vendit do të vazhdojë me ritëm më të ngadalësuar.

Kështu thuhet në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, sipas të cilit rritja ekonomike për vitin 2026 parashihet të jetë rreth 3.5 për qind, ndërsa inflacioni mesatar të arrijë në 6.7 për qind.

E për këto zhvillime, ekonomisti Arton Muhaxheri, thotë se ekonomistët i kishin paralajmëruar kohë më parë.

“Kjo mospërputhje ndërmjet këtyre dy kategorive e bën Kosovën një vend me ekonomi të kufizuar. Ekonomistët e kanë paralajmëruar gjatë gjithë vitit, por institucionet përgjegjëse nuk i kanë marrë masat e nevojshme”, shprehet Arton Muhaxheri, ekonomist.

Tutje ai thotë se kjo gjendje më së shumti ka ndikim te qytetarët, pasojat e së cilës më së shumti i vuajnë bizneset rrjedhimisht qytetarët.

“Sot, më shumë se kushdo tjetër, janë qytetarët dhe bizneset që i vuajnë pasojat e veprimeve jo të duhura që qeveria e Kosovës nuk i ka pasur në raport me ekonominë. Kosova urgjentisht duhet të kthehet nga një ekonomi sociale zhvillimore, ku investimet kapitale dhe mbështetja e sektorit privat duhet të jenë në qendër të vëmendjes”, vlerëson Muhaxheri.

Megjithatë, konsumi dhe investimet kanë vazhduar ta mbështesin rritjen ekonomike, ndërsa eksorti i shërbimeve, i ndikuar nga rritja e vizitave të diasporës, ka pasur ndikim pozitiv.

“Rritja pritet të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, përkatësisht nga konsumi dhe eksportet, ndërsa sfidat në tregtinë ndërkombëtare dhe pasiguritë globale mund të kenë ndikim të vazhdueshëm negativ në ritmin e rritjes ekonomike. Faktorët që pritet të ndikojnë në këtë rritje janë të ardhurat nga diaspora dhe stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare, që mund të ndikojnë në rritjen e besimit të konsumatorëve dhe investitorëve”, thuhet nga Banka Qendrore e Kosovës.

BQK vlerëson se edhe gjatë vitit 2026, rritja ekonomike do të mbështetet kryesisht nga kërkesa e brendshme, përkatësisht nga konsumi dhe eksportet, ndërsa investimet pritet të kenë ndikim negativ.

Në raport theksohet se rreziqet kryesore për ekonominë mbeten tensionet gjeopolitike dhe pasiguritë në ekonominë globale, të cilat mund të ndikojnë në çmimet e energjisë, zinxhirët e furnizimit dhe rrjedhimisht në tregti dhe investime.

Raporti evidenton gjithashtu se ekonomia e Kosovës mbetet e varur nga importi, ndërsa rritja e deficitit tregtar dhe zhvillimet në tregjet ndërkombëtare vazhdojnë të ndikojnë në performancën ekonomike të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Aleati i Trumpit: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Dy vdekja të dyshimta të dielën në rajonin e Prizrenit

Auto Draft

Kopjimet në teste, a duhet të anulohet testi i maturës dhe ai i arritshmërisë?

Auto Draft

Kontrata kolektive rëndon kujdesin parësor në Ferizaj, paralajmërohet ndalja e shërbimeve

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Haalandi eliminon Brazilin e Ancelottit

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Aleati i Trumpit: Policia e Kosovës bën punë të jashtëzakonshme në mbrojtjen e komuniteteve

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Gaza, “Rojet e Trashëgimisë” mbrojnë objektet historike të dëmtuara nga sulmet izraelite

Auto Draft

Rritje e çmimeve dhe ngadalësim ekonomik gjatë viti 2026

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Brazil – Norvegji, formacionet zyrtare

Arrestohet ish-mësuesi nga Prizreni i dyshuar për pedofili

Dy vdekja të dyshimta të dielën në rajonin e Prizrenit

Auto Draft

Kopjimet në teste, a duhet të anulohet testi i maturës dhe ai i arritshmërisë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën