TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Posta e Kosovës lanson pullën postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së

Posta e Kosovës organizoi sot ceremoninë e lansimit të emisionit të pullave postare kushtuar 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ceremonia u mbajt në objektin qendror të Postës së Kosovës në Prishtinë, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës, Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe mysafirëve të tjerë të ftuar.

Kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, theksoi se një pullë postare është shumë më tepër se një element filatelik.

“Për Postën një pullë postare nuk është vetëm një element filatelik, ajo është histori në miniaturë. Është një mesazh që udhëton në kohë, lidh njerëz, popuj dhe ruan ngjarjet e vlerat që meritojnë të kujtohen brez pas brezi. Pullat postare mbahen si nga format më autentike të ruajtjes së kujtesës historike dhe promovimit të identitetit shtetëror në arenën ndërkombëtare. Edhe në një kohë të transformimeve të mëdha teknologjike, Posta e Kosovës vazhdon të ruajë me krenari traditën filatelike dhe njëkohësisht të ofrojë shërbim universal postar të qasshëm për çdo qytetar të vendit tonë. Ky është misioni ynë, të mbetemi urë komunikimi, besimi dhe lidhje njerëzore”, tha Nora Rraci.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi pullën postare si një simbol të miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai theksoi se, përtej shënimit të jubileut të rëndësishëm amerikan, kjo pullë përfaqëson afirmimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vlerësimin për mbështetjen vendimtare që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në proceset shtetndërtuese, konsolidimin e institucioneve demokratike, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

“Mirëpo edhe përtej kësaj date të rëndësishme, kjo pullë shërben për një afirmim simbolik të partneritetit të fortë dhe raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona. Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën ka qenë vendimtare në proceset tona shtetndërtuese dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike, dhe kjo përkrahje vazhdon të luajë një rol jetik në sigurinë dhe në zhvillimin e vendit tonë. Të nderuar të pranishëm, kur pasardhësit tanë ta festojnë me 4 korrik 2076 përvjetorin e 300-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne mbase nuk do të jemi, e mbase edhe pullat postare s’do të jenë. Por një gjë është e sigurt, aleanca jonë, partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të jetojë, po aq i fortë dhe i qëndrueshëm sikurse që është edhe sot”, theksoi Albin Kurti.

Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, zëvendësshefja e misionit, Anu Prattipati, falënderoi Postën e Kosovës për këtë nismë, duke e cilësuar atë një nder për popullin amerikan.

“Pranimimi i kësaj pulle nga Kosova sot përbën një nder për ne. Çdo shkronjë e cila gjendet aty përcjell një histori të lirisë dhe miqësisë mes nesh. Postës së Kosovës dua t’ju them se keni krijuar diçka që do të qëndrojë për shumë mot. Vite pas ditës së sotme, njerëzit, qytetarët do e shikojnë këtë pullë postare dhe do ta kujtojnë që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar së bashku për liri. Si Amerikë, ndërsa po shënon 250-vjetorin e pavarësisë, ne e shpërfaqim mirënjohjen për aleatët tanë siç është Kosova, një komb i cili e kupton vlerën e sovranitetit, demokracisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm. Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, ju falënderoj shumë për këtë nder dhe për miqësinë tuaj”, tha Prattipari.

Kjo ceremoni u mbajt në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tags: PavaresiaPosta e KosovesSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT-i zgjat edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të derivateve të naftës

Jashari: PDK nuk duhet të hyjë në koalicion me LVV-në, ajo nuk kërkon partneritet, por nënshtrim

Jashari: PDK nuk duhet të hyjë në koalicion me LVV-në, ajo nuk kërkon partneritet, por nënshtrim

30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi

30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për tre të arrestuarit për terrorizëm

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Tragjike në Vlorë, gjendet e mbytur në det 29-vjeçarja

Vidhen pajisje me vlerë rreth 550 euro në një pompë derivatesh në Zubin Potok

MINT-i zgjat edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të derivateve të naftës

Jashari: PDK nuk duhet të hyjë në koalicion me LVV-në, ajo nuk kërkon partneritet, por nënshtrim

Jashari: PDK nuk duhet të hyjë në koalicion me LVV-në, ajo nuk kërkon partneritet, por nënshtrim

30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi

30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për tre të arrestuarit për terrorizëm

Ditari: 03.07.2026

Ditari: 03.07.2026

Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

Nga 3 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturimet direkte për Karlsruhe/Baden

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën