TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Personi që u vra në Ferizaj ditë më parë, kishte rast aktiv për dhunim ndaj një të miture

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

F.H., i cili mbeti i vrarë më 28 qershor në Ferizaj, rezulton se kishte në Gjykatën Themelore në Ferizaj një rast aktiv penal ku akuzohej për dhunim në bashkëkryerje ndaj një të miture.

Arjeta Roshaj dyshohet se më 28 qershor 2026, në Ferizaj, në objektin banesor-pronë e babait të saj M.B., ka privuar nga jeta tashmë të ndjerin F.H.

Ndërkaq, rasti aktiv i F.H. është konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” nga Gjykata Themelore në Ferizaj, duke bërë të ditur se ndaj tij figuron ky rast aktiv në evidencën penale.

Fillimisht, për këtë rast F.H. ishte liruar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën që i ngarkohej, por prokurori i shtetit kishte ankimuar këtë vendim në shkallën e dytë.

“Sipas kronologjisë së këtij rasti në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ndaj personit F.H. më 3 prill 2023, konform nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPRK-së, është nxjerrë aktgjykim me të cilin është liruar nga akuza për veprën penale në bashkëkryerje dhunimi nga neni 227, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj u anulua dhe lënda është rikthyer në rigjykim dhe rivendosje.

“Lidhur me këtë, Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, me të cilën sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur dhe lënda është kthyer në rigjykim dhe rivendosje”, thuhet tutje në përgjigje.

Prokurori i rastit Agim Kuka nuk ka dhënë detaje për këtë çështje duke marrë parasysh që viktima është e mitur, por ka thënë se seanca e radhës për këtë rast është planifikuar të mbahet më 15 korrik.

“Betimi për Drejtësi” ka kërkuar informacione edhe nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj nëse viktima F.H. dhe e dyshuara në rastin e vrasjes së tij Arjeta Roshaj kanë ndonjë rast të mëparshëm të paraqitur në këtë institucion.
Sipas përgjigjes së tyre, nuk figuron asnjë rast i paraqitur ndaj njëri-tjetrit.

“Në lidhje me kërkesën tuaj, ju njoftojmë se sipas të dhënave zyrtare të policisë nuk figuron të jetë raportuar asnjë rast i paraqitur nga A.R. ndaj F.H., e as nga F.H. ndaj A.R.”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Përgjigje të njëjtë për “Betimi për Drejtësi” kanë dhënë edhe nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

“Pas verifikimit dhe pas pranimit të të dhënave nga shkrimorja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ju njoftojmë se nuk figuron ndonjë rast i paraqitur nga personi A.R. ndaj F.H., si dhe nga F.H. ndaj A.R.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Arjeta Roshajt, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e paraburgimit, e dyshuara para hetuesve policorë ka deklaruar se tani i ndjeri paraprakisht kishte pranuar kërcënime përmes rrjetit social Snapchat, i cili ndër të tjera i kishte thënë: “më prit se tani do të vij të vras ty edhe familjen tënde”, dhe se kur kishte arritur në banesë e kishte rrahur.

Tags: FerizajGjykata Themelore FerizajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjobitet motoçiklisti në Prishtinë për zhurmë dhe prishje të rendit publik

Gjobitet motoçiklisti në Prishtinë për zhurmë dhe prishje të rendit publik

Shpallen 556 përfitues të granteve, Kurti: Besojmë te fermerët

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Mozzik zbulon se do të bëhet sërish baba

Mozzik zbulon se do të bëhet sërish baba

Sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Sonte nis edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

Konjufca uron Irlandën për marrjen e Presidencës së BE-së: Përkushtimi i saj për zgjerimin ka rëndësi për rrugën europiane të Kosovës

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën