Portieri palestinez, Saleem Al-Ashqar, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare, pas një sulmi nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës.
Al-Ashqar, i cili aktivizohej me skuadrën Khadamat Khan Younis, ishte martuar vetëm pesë muaj më parë dhe ka lënë pas bashkëshorten e tij, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.
Ai aktivizohej për skuadrën Deportivo Palestino.
“Ne vuajmë thellësisht vdekjen tragjike të portierit 32-vjeçar palestinez, Salim Al-Ashqar. Ai u vra nga ushtria izraelite. Jemi thellësisht të pikëlluar nga vazhdimi i ngjarjeve të tilla. Kërkojmë drejtësi dhe paqe”, ragoi të mërkurën klubi kilian i futbollit, Deportivo.








