TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

18 të arrestuar dhe 9 policë të lënduar nga protesta në Tiranë

by teve1
2 orë ago
0
A A
18 të arrestuar dhe 9 policë të lënduar nga protesta në Tiranë

Policia e Shqipërisë njoftoi sot se deri në këto momente janë shoqëruar 18 shtetas, ndërsa 9 punonjës policie kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit e cila u shoqërua me përplasje të forta dhe akte dhune.

Protesta ka përshkallëzuar në tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, me incidente të shumta gjatë gjithë ditës, përfshirë bllokimin dhe rrethimin e hyrjeve të Kuvendit, duke mos lejuar daljen e deputetëve dhe ministrave pas seancës plenare.

Gjatë përplasjes janë hedhur vezë, shishe plastike dhe gurë në drejtim të automjeteve të zyrtarëve dhe forcave të policisë.

Incidentet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit, kur deputetët po mbërrinin në Kuvend, ndërsa një pjesë e protestuesve ka tentuar të thyejë perimetrin e sigurisë.

Një grup protestuesish ka arritur të kalojë kordonin e sigurisë pranë zonës së Akademisë së Shkencave, nga ku janë kryer sulme ndaj deputetëve, duke detyruar ndërhyrjen e policisë dhe shoqërimin e disa personave.

Po ashtu, automjeti i kryetarit të Kuvendit është goditur me miell dhe vezë, ndërsa protesta është shoqëruar me thirrje kundër përfaqësuesve të mazhorancës.

Situata është përshkallëzuar më tej pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, ku protestuesit kanë rrëzuar gardhin metalik dhe janë përplasur me efektivët, duke përdorur gurë dhe sende të forta. Policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Pas shpërndarjes së turmës, grupe të tjera protestuesish janë zhvendosur në zona të ndryshme të Tiranës, ku janë regjistruar incidente të tjera, përfshirë thyerjen e xhamave të një automjeti policie. Forcat e rendit kanë ndërhyrë sërish dhe kanë shoqëruar disa persona.

Në disa raste, protestuesit janë përballur edhe me deputetë në zona publike pranë Kuvendit, duke shkaktuar debate dhe përplasje verbale, raporton ATSH.

Policia e Shtetit vijon të jetë e pranishme në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ndërsa situata mbetet nën monitorim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Kievi shpall ditë zie pas sulmit masiv rus që la të paktën 20 të vrarë

Shpërthim në një kafene në Damask, raportohen të plagosur

Shpërthim në një kafene në Damask, raportohen të plagosur

Libani dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje mosndërhyrjeje

Libani dhe Siria nënshkruajnë marrëveshje mosndërhyrjeje

Organizimi i Samitit të NATO-s në Shqipëri në rrezik, kjo është kërkesa e aleancës

Organizimi i Samitit të NATO-s në Shqipëri në rrezik, kjo është kërkesa e aleancës

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për integrimin evropian të Kosovës

Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për integrimin evropian të Kosovës

Emisioni “Ditari” 02.07.2026

Emisioni “Ditari” 02.07.2026

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, transparent dhe i barabartë

Koalicioni i OJQ-ve: Procesi për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri, transparent dhe i barabartë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Një person i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Pejë

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fusha strategjike

Prokuroria del me detaje të reja për plagosjen në Podujevë, zbulon motivin e dyshuar

Prokuroria del me detaje të reja për plagosjen në Podujevë, zbulon motivin e dyshuar

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën