Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se data 16 shtator, kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, është një ditë me rëndësi për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kjo datë përfaqëson pritjen për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.
“Edhe pse me një vonesë të gjatë e të pajustifikueshme, tashmë numërimi mbrapsht ka filluar. Ju presim krahëhapur në Kosovë, çlirimtarë!”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se 16 shtatori, sipas tij, është dita kur Kosova shpreson të largohet nga një “hije e rëndë” që e ka shoqëruar për vite, duke theksuar se vendi duhet të “marrë frymë lirshëm” 27 vjet pas çlirimit.




