TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vrasja me thikë në Mitrovicë, të dyshuarit i vazhdohet paraburgimi

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Vrasja me thikë në Mitrovicë, të dyshuarit i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Themelore në Mitrovicë i ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit të pandehurit A.S., i cili dyshohet se më 27 maj 2026 ka privuar nga jeta një person dhe ka plagosur vëllain e viktimës në Lagjen e Romëve në Mitrovicë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj, ka konfirmuar për KosovaPress, se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është bërë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 18 qershor 2026.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më datë 18.06.2026, ka dorëzuar kërkesën për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, përmes aktvendimit të datës 25.06.2026, ia ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit në fjalë edhe për dy muaj të tjerë, përkatësisht deri më datë 25.08.2026”, ka deklaruar Haxhaj.

Ajo ka bërë të ditur se hetimet ndaj të pandehurit janë ende në zhvillim, ndërsa me urdhër të gjyqtarit është kërkuar ekzaminimi psikiatrik i tij.

“Sa i përket fazës së hetimeve, deri më tani, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, duke vendosur sipas kërkesës së mbrojtëses së të akuzuarit, është urdhëruar ekzaminimi psikiatrik për të pandehurin. Sipas informacioneve që kemi, i njëjti është dërguar në ambientet e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës me qëllim të përfundimit të këtij ekzaminimi”, ka thënë Haxhaj.

Ngjarja kishte ndodhur më 27 maj në Lagjen e Romëve në Mitrovicë, ku si pasojë e një sulmi me thikë një person kishte humbur jetën, ndërsa vëllai i tij kishte mbetur i plagosur.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte konfirmuar se viktima kishte pësuar plagë në pjesën e fytit nga një armë e ftohtë – thikë. I dyshuari ishte arrestuar menjëherë pas rastit dhe, me vendim të prokurorit kujdestar të Departamentit për Krime të Rënda, ishte dërguar në mbajtje.

Tags: gjykata themlore ne Mitrovicemitrovicevrasja
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

Kurti pret në takim profesorin amerikan Serwer, flasin për integrimin euroatlantik dhe sigurinë rajonale

Kurti pret në takim profesorin amerikan Serwer, flasin për integrimin euroatlantik dhe sigurinë rajonale

IKSHPK: 47 raste të konfirmuara me fruth nga 16 prilli deri sot

IKSHPK: 47 raste të konfirmuara me fruth nga 16 prilli deri sot

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë dy marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit në bujqësi

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve

Franca dhe Omani nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi

Franca dhe Omani nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi

Gjermania – Paraguai, dueli i mbrëmjes

Gjermania – Paraguai, dueli i mbrëmjes

Japonia synon befasinë ndaj “Seleçaos”

Japonia synon befasinë ndaj “Seleçaos”

Raporti: Fëmijët palestinezë po vriten pa përgjegjësi në Bregun Perëndimor

Raporti: Fëmijët palestinezë po vriten pa përgjegjësi në Bregun Perëndimor

Formacionet zyrtare Brazil – Japoni: Vini Jr në sulm, Neymari në stol

Formacionet zyrtare Brazil – Japoni: Vini Jr në sulm, Neymari në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën