Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 37 persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim në shënimin e “Vidovdanit” në Gazimestan.
Ata janë shoqëruar për shkak të provokimeve me thirrje nacionaliste.
Poashtu, një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar duke theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim./teve1.info/







