TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbët nisin të mblidhen në Manastirin e Graçanicës për “Vidovdan”

by teve1
2 orë ago
1
A A
Serbët nisin të mblidhen në Manastirin e Graçanicës për “Vidovdan”

Qytetarët serbë që nga ora 08:00 e mëngjesit, kanë nisur të mblidhen në oborrin e Manastirit të Graçanicës për shënimin e festën e të ashtuquajturës “Vidovdan”.

Aty pritet të mbahet një meshë, derisa nën tingujt e muzikës në gjuhën serbe, qytetarët janë rreshtuar pranë portreteve të Jezu Krishtit dhe Shën Marisë, duke u lutur.

Në hyrje të manastirit janë të pranishme forcat e Policisë së Kosovës të cilat po kujdesen për sigurinë e manifestimit, ndërsa numri i pjesëmarrësve po vazhdon të rritet.

Data 28 qershor shënon zhvillimin e Betejës së Kosovës, ku koalicioni i ushtrive të popujve të Ballkanit pësoi humbje nga Perandoria Osmane.

Pas kësaj humbjeje, popujt e Ballkanit u pushtuan nga otomanët ose u detyruan të bëhen vasal të sulltanit.

Princërit shqiptarë vazhduan të luftojnë e më i shquari ndër ta ishte Skënderbeu. Serbia u bë pjesë e Perandorisë Osmane.

Beteja e Kosovës u zhvillua më 28 qershor (15 qershor sipas kalendarit të vjetër), 1389 në Fushën e Kosovës, midis koalicionit të ushtrive të popujve të Ballkanit, të prirë nga princi Lazar dhe forcave otomane të udhëhequra nga sulltani Murati I (mbretëroi 1360–89).

Beteja ishte e ashpër dhe në të u vranë të dy liderët, Princi Llazar dhe Sulltan Murati, si dhe shumë princër tjerë. Të dy ushtritë gati se u zhdukën fare.

Por, Perandoria Otomane kishte resurse të ngrinte një ushtri të re, për kohë më të shkurtër. Popujt e Ballkanit nuk kishin mundësi të merrnin veten shpejtë dhe shumica prej tyre përfundimisht ranë nën sundimin Otoman.

Nuk ka shumë të dhëna për Betejën e Kosovës e madje shumica e këtyre të dhënave janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Prandaj, kjo ngjarje sot më shumë dihet për nga mitet rreth saj se nga faktet historike.

Ndonëse beteja përshkruhet si betejë mes serbëve dhe turqëve apo mes të krishterëve dhe myslimanëve, faktet thonë krejt të kundërtën.

Dihet se në betejë është vrarë Princi Llazar, por nuk dihet për rrethanat në të cilat është vrarë.

Princi tjetër serb, Vuk Brankoviq, duke parë se beteja nuk mund të fitohej dhe duke ditur se duhej të shpëtonte sa më shumë ushtarë që të mundet, u tërhoq nga beteja.

Në tregimet serbe, Brankoviq cilësohet si tradhtar dhe tradhtia e tij si shkas për vdekjen e Princit Lazar.

Në betejë është vrarë edhe Sulltan Murati I, të cilin besohet se e ka vrarë Milosh Obiliqi, një nga heronjt kryesorë në tregimet dhe legjendat për Betejën e Kosovës.

I biri i Muratit I, Bajaziti I, u bë sulltan dhe e vazhdoi edhe për një kohë fushatën e zgjerimit të pushtimit otoman në Ballkan, por më 1403 u mund afër Ankarasë nga trupat mongole të Timurlengut.

Kjo u dha mundësi zotërinjve shqiptarë që të forcojnë pozitat e tyre.

Në këtë kohë dalin në skenë familjet si Balshajt, Dukagjinët e Zahariajt në Shqipërinë e Veriut; Kastriotët, Topiajt, Arianitët, Muzakajt e Gropajt në Shqipërinë Qendrore; Shpatajt, Zenebishët në Shqipërinë e Jugut.

Në këtë kohë, Venediku arriti të merrte qytetet bregdetare, që nga gjiri i Kotorrit, e deri në Artë.

Budva, Ulqini, Shkodra, Lezha, Durrësi, Parga, që ishin qendra të rëndësishme tregtare e shkëmbimi me viset e brendshme të vendit u bënë pjesë e asaj që në histori njihet si Arbëria Venedikase.

Si e shfrytëzoi Slobodan Milosheviqi këtë ngjarje

Më 28 qershor 1989, Slobodan Milosheviq, president i atëhershëm i Serbisë, mbajti fjalimin e tij të famshëm që ishte ngjarja kryesore e eventeve të organizuara për të shënuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës.

Kjo ngjarje është mbajtur pak kohë pasi Milosheviqi kishte hequr autonominë e Kosovës që kishte nxitur demonstrata të mëdha në tërë Kosovën.

Sipas raporteve të Serbisë e Jugosllavisë, atë ditë në Gazimestan ishin mbledhur deri në 2 milion njerëz. Sipas agjencisë Reuters ishin rreth 300 mijë.

Gjatë fjalimit të tij, Milosheviq kishte thënë se: “Përsëri jemi para betejave dhe në beteja. Këto nuk janë të armatosura, por as të tillat nuk mund të përjashtohen”.

Kjo fjali qe interpretuar si kërcënim dhe paralajmërim i Milosheviqit për luftërat që do të niste në ish-Jugosllavi.

Fjalimi u ndoq nga përfaqësues të shtetit serb dhe jugosllav dhe të Kishës Ortodokse Serbe. Ngjarja u bojkotua nga anëtari kroat i Presidencës, Stipe Šuvar, si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të Komunitetit Evropian dhe vendet e NATO-s, me përjashtim të Turqisë, që kishte interes të drejtpërdrejtë në këtë ngjarje si shteti pasardhës i Perandorisë Osmane.

Në të njëjtën ditë, 12 vite më vonë, Milosheviqi është dorëzuar në Hagë nga autoritetet e Serbisë, për t’u gjykuar për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat e sigurisë të udhëhequra nga Slobodan Milosheviq.

Në këtë datë, serbët çdo vit festojnë Ditën e Shën Vidit, e njohur si Vidovdan në gjuhën serbe, duke u mbledhur në kisha dhe tempuj të shenjtë të popullit serb, në Graçanicë dhe Gazimestan-afër Obiliqit, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e manifestimeve që pritet të zhvillohen me rastin e “Vidovdan-it”, më 28 qershor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka hartuar dhe aktivizuar një plan operacional gjithëpërfshirës, i cili përfshin masa të shumta për ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe kontrollin kufitar në të gjitha rajonet e vendit.

Gjatë një takimi të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, menaxhmenti i lartë ka shpalosur në detaje planin e masave operative, duke informuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që ishin të pranishëm në takim.

Në kuadër të këtij plani, janë angazhuar njësi të ndryshme policore që do të jenë të pranishme në terren për të ofruar siguri, për të parandaluar çfarëdo incidenti të mundshëm dhe për të siguruar që manifestimet të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Policia e Kosovës u ka bërë apel qytetarëve dhe pjesëmarrësve në këto aktivitete që të shmangin çdo provokim, të respektojnë ligjin dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë në terren. Po ashtu, qytetarët janë njoftuar për mundësinë e bllokimeve të përkohshme apo devijimeve të trafikut, dhe u kërkohet mirëkuptim i plotë në këtë drejtim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave të saj ligjore dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim,” thuhet në njoftim.

Përndryshe, më 10 qershor të vitit të kaluar, Komuna e Graçanicës kishte marrë vendim që kjo festë të shënohet dhe festohet me simbole dhe flamuj të shtetit serb.

Këtë vendim, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 qershor, e ka rrëzuar përfundimisht duke vendosur që në festën e “Vidovdanit”, të mos ketë simbole dhe flamuj serb.

Në arsyetim, gjykata tha se vendimi në fjalë mund të provokojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin ligjor.

“Ky rrezik për rendin publik është edhe më i lartë në kontekstin kur simboli i një shteti tjetër shfaqet në mënyrë të organizuar nga një autoritet publik komunal, pa pëlqimin ose autorizimin e institucioneve qendrore”, thuhet në arsyetimin e Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia në kërkim të dy personave, u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim

Kanosi policin pas shqiptimit të gjobës, arrestohet i dyshuari

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Dy vëllezër arrestohen në Obiliq pas përleshjes për pronë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Dyshohet se i vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia në kërkim të dy personave, u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim

Kanosi policin pas shqiptimit të gjobës, arrestohet i dyshuari

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Dy vëllezër arrestohen në Obiliq pas përleshjes për pronë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Dyshohet se i vuri zjarrin punëtorisë së babait, arrestohet një person në Kamenicë

Gjendet një mjet shpërthyes në lumin Erenik

Gjendet një mjet shpërthyes në lumin Erenik

Prokuroria nis hetimet për foshnjen e gjetur në mbeturina në Prishtinë

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Gjakovë

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Graçanicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën