TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjilani me mjaft mund fiton në ”Fadil Vokrri”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Gjilani me mjaft mund fiton në ”Fadil Vokrri”

22:01 Gjilani me mjaft mund fiton në ”Fadil Vokrri”

Gjilani ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Konferencës. Kuqebardhët fituan me shifra 1;0 ndaj Liepaja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani ishte një ekip më i mirë se Liepaja gjatë gjithë pjesës së parë, duke e dominuar takimin por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.

Ishte Dabiqaj që gjeti golin për gjilanasit, pas një asistimi fenomenalë nga Cale, në minutën e 38` të ndeshjes. Kështu 1:0 u mbyll pjesa e parë e këtij takimi.

Edhe në pjesën e dytë ekipi mysafirë arritën të rrezikonin në portën e gjilanasve. Por, në vend ishte Enea Kolici që bëri pritje fenomenale.

Edhe pse me rezultat minimale 1:0, Gjilani merr një fitore tejet të rëndësishme, përpara ndeshjes së kthimit që zhvillohet më 14 korrik, me fillim nga ora 16:00.

20:54 Gjilani shkon në pushim me epërsi ndaj Liepajas

Gjilani ka shkuar në pushim të pjesës së parë me epërsi prej 1:0 ndaj Liepajas në “Fadil Vokrri”.

Albert Dabiqaj ka shënuar golin e vetëm në minutën e 37-të. Ai realizoi me goditje me kokë.

Është kjo ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

20:42 Dabiqaj kalon në epërsi Gjilanin

Albert Dabiqaj ka shënuar për epërsinë e Gjilanit kundër Liepajës në kuadër të Ligës së Konferencës.

Mesfushori i skuadrës gjilanase realizoi në minutën e 37-të. Ai shënoi me kokë gol të bukur pas asistimit të Cales.

18:54 Formacionet zyrtare, Gjilani – Liepaja

Është publikuar formacioni i Gjilanit për ndeshjen kundër Lijepajas së Letonisë. Trajneri Zekirija Ramadani do të paraqitet me formacionin 4-2-3-1.

Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Lijepajas nis në ora 20:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri: në Prishtinë. Është ndeshja e parë e raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në portë trajneri Ramadani ka angazhuar Enea Koliqin. Në qendër të mbrojtjes do të paraqiten Besart Krivanjeva dhe Arbër Prekazi. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të paraqitet Fabjan Beqaj, ndërsa në krahun e majtë Yll Hoxha.

Në qendër të mesfushës do të paraqiten kapiteni Albert Dabiqaj dhe Keita Razan, derisa më të avancuar janë Pereira Gomes në qendër dhe në dy krahët Baton Zabërgja e Shend Kelmendi. Në qendër të sulmit është Blerim Krasniqi.

Formacionet zyrtare:

SC Gjilani: Koliçi, Beqja, Prekazi, Krivanjeva, Hoxha, Dabiqaj, Aziz, Zabërgja, Gomes, Kelmendi, Krasniqi

FK Liepaja: Zviederis, Savalnikes, Hrjelic, Rodriguez, Radovic, Tarasovs, Kapun, Strumia, Santos, Mankenda, Dodo.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë fundjavës

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

EULEX mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Krasniqit

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Hajra kritikon opozitën: Po i mungojnë kauzat e qarta

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: E kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

“Ose është padituri, ose poshtërsi”, Hajra kritikon PDK-në për veprimet rreth Ligjit të Speciales

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Rruga Prizren -Tetovë, grupet punuese të Kosovës e RMV’së ulen për të folur për tunelin

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Gjykata anulon vendimin e Komunës së Prishtinës për lirimin e pronave pranë xhamisë së re në ndërtim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën