Janë fotografi që i shkrepi 37 vite më parë.
Fotoreporteri, Hazir Reka, në vitet 1988 dhe 1989, i shoqëruar nga asokohe gazetarët Blerim Shala dhe Halil Matoshi, zbriste rreth 850 metra nën sipërfaqen e tokës, për të dokumentuar jetën dhe rezistencën e minatorëve të Trepçës.
22 nga 200 fotografitë e asaj kohe, janë bërë pjesë e ekspozitës kushtuar përvjetorit të grevës së minatorëve.
“Ka mundur edhe me mu zhdukur këto materiale, se këto materiale i ka zonë edhe lufta mandej, se, këto, krejt këtu, fotografia janë, të zhvilluar në film. Edhe unë kur kam shkuar prej Kosovës, kur ka filluar lufta, filmat i kam lanë në banesë. Por fatmirësisht ato kanë shpëtuar edhe janë shumë, e rëndësishme për mua, edhe për ju, që këto kanë pshtuar edhe tash i kemi si ngjarje që janë tepër të rëndësishme”, ka deklaruar Hazir Reka të enjten.
Ruajtja e fotografive nuk ishte sfida e vetme e Rekës.
“Fotografimi në zgafellë ka qenë pak problem, se atëherë s’ka pasur mundësi shumë, s’ka pasur pajisje digjitale, domethënë, aparatet kanë qenë krejt, edhe, janë punuar me film. Edhe ne s’kemi pasur mundësi, se ka, edhe atëherë ka pasur mundësi, dhe pas filma me ndjeshmëri më të madhe, që fotografohen në errësira. Po ne e kemi përdorur që atë që kemi pasur, por, faktikisht, janë të realizueshme shumë mirë. Edhe mirë duket”, theksoi ai.
Reka sot është i lumtur që përkundër vështirësive, fotografitë shpëtuan.
“Normalisht se ne kemi shkuar edhe nëpër punkte, kemi shku edhe nëpër kontrolla të ndryshme edhe krejt tonë kohën kemi menduar qysh, t’i me i ruajt ato materiale që mos me’ mos me i konfiskues, mos me i marrë, mos mos m’u zhdukur ato”, pohoi Reka.
Fotografitë e Hazir Rekës shërbyen edhe si dokumentim për realitetin e minatorëve, pasi në atë kohë kishte interpretime të ndryshme për ngjarjet në Trepçë.
“E ka qenë interesant se një koleg imi, serb, i Beogradit, i cili ka punuar në profesionin tim, njëjtë, ka punuar për një agjenci të APA të Austrisë. Edhe ai ka hy i ka fotografuar minatorët. Po kur jam botuar ato fotografi, nesërmen, ka dalë, shkrimi që minatorët po dalin në natën, po shkojnë në shtëpi, po rruhen, po pastrohen dhe po kthehen në minierë të pastër”, përfundoi Reka.
Për t’iu kundërpërgjigjur këtyre pretendimeve Reka realizoi një reportazh që shpjegonte kushtet reale në nëntokë.
Hazir Reka – fotoreporter 03:28-03:52



