TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja me motiv hakmarrjeje: Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në rastin e Gllogjanit

Burgim të përjetshëm. Ky është dënimi që Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar t’u shqiptohet tre të akuzuarve, për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, që kishte ndodhur në nëntorin e vitit 2021. Sulmi ndaj autobusit me nxënës, dy prej të cilëve, bashkë me shoferin mbetën të vrarë, dyshohet se ndodhi për hakmarrje.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
0 0
A A

“Mos lypni fajtor ose mos fajësoni askënd”, ishin fjalët që la përmes një letre Heroinë Mehmetaj, para se t’ia merrte jetën vetes.

Por, babai dhe dy vëllezërit e saj, dyshohet se nuk qëndruan duarkryq.

Gati një vit pas kësaj humbje, ata dyshohet se planifikuan dhe ekzekutuan një vrasje të rëndë.

Caku dyshohet të ketë qenë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, i cili thuhej se kishte pasur lidhje me Heroinë Mehmetaj.

Por, në sulmin e mbrëmjes së 26 nëntorit të vitit 2021, nuk pësoi vetëm Gjokaj.

Nga sulmi me armë zjarri ndaj autobusit në Gllogjan, e pësuan tragjikisht edhe dy nxënës.

Për këtë vrasje të trefishtë, ndaj Halil Mehmetaj, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, Prokuroria Themelore në Pejë, po kërkon dënim me burgim të përjetshëm.

Sipas prokurores, motivi i kësaj ngjarje ishte hakmarrja, e cila ishte paralajmëruar qysh në varrimin e Heroinë Mehmetaj.

Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja dha detaje se si e kishin përshkruar momentin kritik nxënësit e tjerë që ndodheshin në autobus.

Prokurorja përmblodhi edhe dëshmitë e dëshmitarëve për lëvizjet e tre të akuzuarve, pak momente pas aktit makabër.

Pas arrestimit të të akuzuarve, ishin kryer bastisje në shtëpinë e tyre, ku ishin gjetur sasi e madhe e municionit.

Përkundër gjithë këtyre akuzave, në momentet e pauzave shkaku i temperaturave të larta, të akuzuarit dukeshin në disponim të mirë.

Të enjten fjalën e morën edhe prindërit e dy nxënësve të vrarë, të cilët kërkuan dënim maksimal për të tre të akuzuarit.

Gjyqi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, do të vazhdojë me dhënien e fjalëve përfundimtare të palëve të tjera në procedurë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Auto Draft

Fotografitë që dokumentojnë rezistencën e minatorëve

Auto Draft

UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person me urdhër arresti në Ferizaj

Auto Draft

Fotografitë që dokumentojnë rezistencën e minatorëve

Auto Draft

UP rezervon vende për arbëreshët e Italisë, Zarës dhe shqiptarët nga Turqia

Vizitat në Hagë nga zyrtarët shtetërorë po shihen të pa nevojshme

Specialja: S’ka vendim të ri për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Këndi i Debatit” 25.06.2026

“Këndi i Debatit” 25.06.2026

Mirëpritet vendimi i ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Mirëpritet vendimi i ShBA-së për zgjatjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën