TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në përmbylljen e projektit “Na Mungojnë”, i cili përmes dokumentarëve dhe debateve publike ka sjellë në vëmendje rrëfimet e familjeve të personave të pagjetur dhe kërkesën e tyre të pandërprerë për të ditur.

Haxhiu tha se rrëfimet e familjeve nuk mbyllen bashkë me projektin, por mbesin edhe pasi fiket ekrani dhe mbaron debati.

“Mbesin në shtëpitë ku prej vitesh përsëritet e njëjta pyetje: si ta kuptosh që njeriu yt zhduket me dhunë gjatë luftës dhe familja mbetet pa asnjë përgjigje?”, tha Haxhiu.

Sipas saj, zhdukja me dhunë e këput këtë fill të kuptimit, duke shtuar tutje se nuk ka shpjegim që e bën më të lehtë pritjen e një familjeje, as fjalë që e zëvendëson njeriun që mungon.

“Por pamundësia për të kuptuar nuk e heq detyrimin për të ditur. Primo Levi ka shkruar se, kur të kuptosh është e pamundur, të dish bëhet e domosdoshme. Për familjet e personave të pagjetur, kjo është kërkesa e vetme, ta dinë ku janë më të dashurit e tyre”, theksoi Haxhiu.

Sipas saj, përgjigje nuk ka ngase Serbia ende i mban të mbyllura arkivat e saj ushtarake, policore dhe shtetërore, ndaj në këtë proces, Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë.

Ajo tha se në ato arkiva mund të gjenden të dhëna për urdhra, varrime, zhvarrime dhe vendndodhje që familjet i presin prej më shumë se një çerek shekulli.

“Varrezat masive të zbuluara në territorin e Serbisë e kanë bërë të qartë se fshehja e gjurmëve ka qenë e qëllimshme. Hapja e arkivave nuk mund të mbetet çështje e vullnetit të Beogradit. Partnerët ndërkombëtarë duhet ta trajtojnë këtë si detyrim të qartë të Serbisë ndaj familjeve, ndaj drejtësisë dhe ndaj së vërtetës. Rreth 1600 persona ende janë në listat e të pagjeturëve, dhe shpeshherë përmenden si numra dhe si statistika. Por dokumentarët e tillë shkojnë përtej statistikave duke na dhënë emrat, fytyrat, dhe rrëfimet për ta përmes zërave që kanë pritur shumë gjatë”, tha më tej ajo.

Ajo shtoi se nga Drenasi në Mitrovicë, nga Peja në Prizren, nga Gjilani në Ferizaj, nga Gjakova në Prishtinë, këto rrëfime na kujtojnë se mungesa mund të mos jetë e njëjtë në çdo shtëpi, por pritja dhe kërkesa është e njëjtë.

Sipas Haxhiut, kërkesa për të ditur nuk mund të mbetet vetëm në kujtesën e familjeve, por ajo, sipas saj kërkon punë të përditshme institucionale: hetim, dokumentim, punë mjekoligjore, bashkëpunim me familjet dhe ndjekje të çdo informacioni që mund të çojë te e vërteta.

“Dua të falënderoj Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisionin Qeveritar, Prokurorinë Speciale, Policinë dhe partnerët ndërkombëtarë për punën në gjetjen e personave të zhdukur me dhunë dhe në adresimin e krimeve të luftës. Vitet e fundit ka pasur përparim, falë rritjes së kapaciteteve dhe ndryshimeve ligjore që kanë mundësuar gjykimin në mungesë, si përgjigje ndaj mosbashkëpunimit të Serbisë. Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara ta mbështesin këtë punë, sepse drejtësia për krimet e luftës mbetet detyrim i pashmangshëm”, u shpreh Haxhiu.

Ajo tutje tha se në këtë drejtim Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm duke e vendosur këtë çështje edhe në kuadër ligjor e institucional.

“Në korrik 2023 Kosova iu bashkua Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ICMP. Në gusht 2023 u themelua Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës, ndërsa Strategjia për Drejtësi Tranzicionale 2024–2034 e vendos kërkimin e të vërtetës, drejtësinë, reparacionet dhe reformën institucionale si shtylla të kësaj fushe. Kjo punë ka sjellë edhe përgjigje konkrete. Identifikimi i personave të zhdukur nga masakra e Kralanit dhe rivarrimi i tyre pas kaq shumë vitesh na e kujton se asnjë rast nuk është i mbyllur përderisa familja nuk ka marrë përgjigje”, theksoi Haxhiu.

Në fund, ajo falënderoi BIRN Kosovën, ACDC-në, Bashkimin Evropian dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë projekt, duke shtuar më tej se falënderimi më i veçantë u takon familjeve që kanë pranuar të flasin.

“Ato nuk kanë folur për ta kthyer dhimbjen në rrëfim publik, por sepse e dinë se e vërteta duhet të ketë edhe zë edhe dëshmitarë. Personat e pagjetur janë emra që i përkasin kujtesës së këtij vendi dhe përgjegjësisë së institucioneve të tij. Derisa të ketë përgjigje për ta, kjo punë nuk mund të quhet e kryer”, theksoi Haxhiu./teve1.info/

Tags: arkiveKosovaSerbiate pagjeturitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Austria nisin negociatat për marrëveshje të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale

Kosova dhe Austria nisin negociatat për marrëveshje të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në Pejë, dy persona të lënduar dhe katër vetura të përfshira

Kosova përfaqësohet në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Poloni

Kosova përfaqësohet në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Poloni

Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

90 vjet nga lindja e Rexhep Qosjes, Kurti: Pa të, kultura shqiptare do të ishte më e varfër

Rubio u thotë aleatëve të Gjirit se marrëveshja me Iranin do të marrë në konsideratë sigurinë e tyre

Rubio u thotë aleatëve të Gjirit se marrëveshja me Iranin do të marrë në konsideratë sigurinë e tyre

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në Pejë, dy persona të lënduar dhe katër vetura të përfshira

Kosova përfaqësohet në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Poloni

Kosova përfaqësohet në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Poloni

Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

Mbyllen tri qendra masazhi në Gjakovë dhe Rahovec, shqiptohen pesë gjoba

Mbyllen tri qendra masazhi në Gjakovë dhe Rahovec, shqiptohen pesë gjoba

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën