TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Eshtë e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kurti merr pjesë në Konferencën e Lidershipit të Oksfordit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përgëzuar institucionet e vendit për arrestimin e ish-pjesëtarëve të Policisë së Serbisë për Masakrën e Reçakut.

Kurti tha se arrestimet u bënë pas një hetimi prej 6 muajsh, por u shpreh se nuk mund të mos vihet në spikamë fakti se deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast.

“Afër 27 vjet e gjysmë pas Masakrës së Reçakut janë arrestuar pesë ish-pjesëtarë të Policisë së Serbisë. Përderisa në njërën anë përgëzojmë institucionet për arrestimin e të dyshuarve, pas siç u tha një hetimi prej 6 muajsh, nuk mund të vëmë në spikamë faktin se deri në vitin 2020 askush nuk është marrë me këtë rast. Rrjedhimisht, nga mijëra lëndë të trashëguara nga EULEX-i, asnjëra s’ishte për Masakrën e Reçakut. Në njërën anë kemi arrestim pas gjashtë muajsh hetim, e në anën tjetër kemi më shumë se dy dekada dështim apo kurrfarë përpjekjesh për ndjekjen e përgjegjësve dhe zero angazhim për drejtësi lidhur me këtë rast”, tha Kurti.

Tutje, Kurti u shpreh se derisa po i afrohemi tri dekadave nga lufta e fundit, dëshmitarët po plaken dhe se është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov e ritëm të shtuar.

“Derisa po i afrohemi tri dekadave nga lufta e fundit, dëshmitarët po plakën e jo pak edhe kanë vdekur. Andaj është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov e ritëm të shtuar. Si qeveri, jemi gjithnjë të interesuar, angazhuar e përkushtuar të ndihmojmë në këtë drejtim”, tha tutje Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiArrestimeMasakra e ReçakutTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

Fillon instalimi i kamerave të sigurisë publike në Mitrovicë

Fillon instalimi i kamerave të sigurisë publike në Mitrovicë

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën