TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis festivali Multikulturor, synohet afrimi mes komuniteteve pakicë

Sot ka nisur Festivali multikulturor, që flet për historinë e komuniteteve pakicë në Kosovë. Kyreministri në detyrë, Albin Kurti tha se me politikat e tyre kanë avancuar në barazinë e këtyre komuniteteve. Derisa drejtori i organizatës që përfaqëson këto komunitete, tha se ka përmirësim të dukshëm në punësim e arsim.

by Lindrit Zejnullahu
3 javë ago
1
A A
Nis festivali Multikulturor, synohet afrimi mes komuniteteve pakicë

Janë komunitete pakicë në Kosovë.

Megjithatë, i gjithë identiteti e trashëgimia kulturore e romëve, ashkalive dhe egjiptianeve zuri vend në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet.

Krejt kjo në kuadër të promovimit të kujtesës kolektive, e cila do shpërfaqet në formën e një muzeu lëvizës.

Prezantimi i këtij muzeu shënoi edhe hapjen e edicionit të tetë të Festivalit Multikulturor dhe Ekspozitës Mobile “Krahu”.

I pranishëm aty ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Rrugëtimi i këtij festivali është dëshmia se idetë e mira, kur ndërtohen mbi përkushtim, bashkëpunim dhe besim në vlerat e përbashkëta, mund të marrin jetë të gjatë dhe ndikim të gjerë shoqëror. Nga një aktivitet njëditor, festivali sot është bërë një hapësirë ku takohen kultura, komunitete, breza, profesione dhe format e ndryshme të kreativitetit”, tha Kurti.

Siç tha ai, Qeveria ka zbatuar politika konkrete për avancimin e barazisë dhe përfshirjes së këtyre komuniteteve.

“Fushën e arsimit tashmë janë ndarë gati 2 mijë bursa në vlerë prej 625 mijë euro për nxënësit romë, ashkali dhe egjiptian në shkollat e mesme, ku shumica e përfituesve kanë qenë vajza. Po ashtu gjatë viteve 2021-25 janë ndarë afër një milion euro për qendrat mësimore që mbështesin rreth 2 mijë fëmijë nga këto komunitete”, u shprehe kryeministri në detyrë.

E mundësitë e punësimit për komunitetet po vlerësohet se janë më të mëdha tani, se para disa vitesh.

“Sot, pas 15 vitesh, mund të themi me bindje se progresi është i mundur dhe se investimi në përfshirje jep rezultate konkrete. Në fushën e arsimit kemi investuar në modele që kanë ndihmuar ndjeshëm në ngushtimin e hendekut dhe pjesëmarrje dhe rezultate më të mira shkollore ndërmjet fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian dhe pjesës tjetër të shoqërisë”, tha Isak Skenderi – drejtor ekzekutiv i VoRAE.

Ky festival do të vazhdojë me aktivitete të ndryshme kulturore, artistike dhe promovuese, duke synuar forcimin e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën