Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundit, në Fushë Kosovë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportit policor, në lidhje me këto raste janë arrestuar katër persona.
Në Fushë Kosovë, dy të dyshuar kosovarë janë arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ndaj një viktime femër kosovare.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjilan, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe kërcënuese dhe shqetësuese viktimës.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në Pejë, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ndaj viktimave kosovare.
Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa në Mitrovicë të Jugut, një femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga një e dyshuar tjetër femër kosovare pas një mosmarrëveshjeje.
Nuk raportohet për lëndime, ndërsa prokurori është njoftuar për rastin.







