Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo për teve1.info tha se informata është pranuar rreth orës 18:00 dhe se Policia ka marrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.
“Menjëherë policia ka ndërmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, njoftoi Ahmeti.







