TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma e saj me Callum Turner

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma e saj me Callum Turner

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni private, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë një seri fotografish romantike që kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale.

Artistja publikoi disa imazhe në Instagram, ku shfaqet e veshur si nuse pranë aktorit britanik, duke shoqëruar postimin me mbishkrimin e shkurtër: “Mr & Mrs”, çka ka nxitur reagime të shumta nga fansat dhe personazhet e njohur.

Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me një fustan të bardhë elegant, realizuar nga Chanel, të dekoruar me detaje të ndritshme dhe pupla në pjesën e poshtme.

Veshja kishte një dizajn të hapur në pjesën e shpinës, ndërsa ajo e kompletoi pamjen me një vell të gjatë dhe një aksesor të veçantë në flokë.

Në një nga imazhet më romantike, çifti shihet nën vellon e nusërisë duke shkëmbyer një moment intim, ndërsa në një tjetër pozon me humor përpara kamerës, duke treguar atmosferën e relaksuar dhe të lumtur të ditës së tyre të veçantë.

Një tjetër fotografi i tregon ata duke u puthur jashtë ambientit të ceremonisë, teksa rrezet e diellit krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe romantike.

Callum Turner ishte veshur me një kostum klasik të zi me papion, duke ruajtur elegancën tradicionale të një dasme.

Pamjet tregojnë se ceremonia është zhvilluar në një ambient luksoz me arkitekturë klasike dhe elemente natyrore, ndërsa çifti dukej i buzëqeshur dhe i emocionuar gjatë gjithë kohës.

Postimi i Dua Lipës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, me fansat që kanë uruar çiftin dhe kanë shprehur entuziazmin për këtë kapitull të ri në jetën e këngëtares.

Romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner u bë publike vitin e kaluar dhe që prej asaj kohe ata janë shfaqur së bashku në disa evente dhe dalje publike.

Fotografitë e publikuara sot duket se konfirmojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac Shakur

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac Shakur

Pas gati 30 vitesh, Shakira rikrijon foton legjendare që u kthye në meme

Pas gati 30 vitesh, Shakira rikrijon foton legjendare që u kthye në meme

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion”

Rihanna rikthehet në studio? ASAP Rocky zbulon detaje për muzikën e saj të re

Rihanna rikthehet në studio? ASAP Rocky zbulon detaje për muzikën e saj të re

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Opozita ende pa vendim për dërgimin e çështjes së konstituimit të Kuvendit në Kushtetuese

Policia e Kosovës vendoset te Ura Ibrit

Tërheqja nga Ura mbi Ibër dhe Manastiri i Deçanit, a pritet të reduktohet prezenca e KFOR-it në Kosovë?

Protestë për moskonstituimin e Kuvendit, Hoxha: “Nuk do të rrimë duarkryq”

Protestë për moskonstituimin e Kuvendit, Hoxha: “Nuk do të rrimë duarkryq”

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë

Haxhiu: Laban dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e BIA-s

Haxhiu përkujton 28-vjetorin e betejës së 11 gushtit në Dukagjin

Komandanti i FSK-së pret senatoren amerikane Ernst, në fokus bashkëpunimi Kosovë-SHBA

Komandanti i FSK-së pret senatoren amerikane Ernst, në fokus bashkëpunimi Kosovë-SHBA

“Ditari” 11.08.2026

“Ditari” 11.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën