TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbeturinat në liqenin e Badovcit – “Po rrezikohet shëndeti publik”

Një pjesë e digës në Liqenin e Badovcit është mbushur përsëri me mbeturina, ndonëse së fundit ishte pastruar. Nga OJQ-ja “Ta pastrojmë Kosovën” thonë se duhet të merren masa më të rrepta për këta qytetar në mënyrë që të ndalohet ky fenomen.

by Adea Mustafaj
2 orë ago
0 0
A A

Është nga destinacionet rekreative që vizitohet më së shumti.

Në të, qytetarët e Prishtinës, zgjedhin t’i kalojnë ditët e nxehta të verës.

Megjithëkëtë, të hënën, pamja e tij nuk ishte më e mira.

E gjitha kjo, vetëm një muaj pas u organizua një aksion për pastrimin e tij.

“Është diçka që e kemi prit me të thonë të drejtën, jo ndoshta në qato përmasa se me të vërtet ishte një volum i madh i mbeturinave aty. Mirëpo është vërtet shumë shqetësuese sepse rrezikohet shëndeti publik në radhë të parë duke e ditur që prej atij liqeni merr pjesë një pjesë e madhe e Prishtinës, por edhe vendet përreth aty që janë”, thotw Luan Hasanaj nga OJQ “Ta pastrojmë Kosovën”.

Por çfarë mund të ndalonte këtë fenomen sipas Hasanajt.

“Gjoba është një mjet e cila kish me ndikuar jashtëzakonisht shumë në parandalimin e ndotjes. Mirëpo jo vetëm gjoba. Nevojitet edhe investime. Pra duhet të vendosen kamera nëpër ato lokacione në mënyrë që të jetë më e leht gjetja të cilët bëjnë ndotje. Mirëpo edhe përmasimi i infrastrukturës”, shprehet ai.

Hasanaj thotë se një aksion i dytë për pastrimin e kësaj dige planifikohet të ndërmerret brenda korrikut.

Krejt kjo në rast se institucionet nuk reagojnë.

Por, nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” thonë se janë duke i shqyrtuar disa masa të reja.

“Gjatë këtij viti kemi organizuar dy aksione për pastrimin e Liqenit të Badovcit nga mbeturinat. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen aktuale, jemi duke shqyrtuar masa të reja dhe një marrëveshje për mirëmbajtjen e vazhdueshme të liqenit. Lidhur me këtë marrëveshje dhe hapat e mëtejmë, do të njoftoheni me kohë”, tha Arjeta Mjeku, zyrtare për informim në kompani.

Përveç si destinacion veror për qytetaret, nga Liqeni i Badovcit furnizohet me ujë të pijshëm edhe një pjesë e madhe e kryeqytetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pamje nga vendi i ngjarjes – Detaje nga konfiskimi i armëve në thellësi të Zubin Potokut

Pamje nga vendi i ngjarjes – Detaje nga konfiskimi i armëve në thellësi të Zubin Potokut

Qeverisja e kryetarëve serb, Zeqiri: Nuk kemi presion e as ndonjë problem madhor

Qeverisja e kryetarëve serb, Zeqiri: Nuk kemi presion e as ndonjë problem madhor

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Në Ferizaj arrestohet 28-vjeçari i kërkuar nga gjykata, në aksion edhe NJRSH

Si u plagos 7 – vjeçari me armë nga vëllai i tij, detaje

Policia pranon informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën