Mediet iraniane kanë raportuar se raundi i parë i bisedimeve mes ShBA-sw dhe Iranit ka përfunduan pas 80 minutash për “konsultime të brendshme”.
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se është arritur tashmë një “…përparim i madh…”.
“Asnjëherë më parë lidershipi iranian dhe ai amerikan nuk janë takuar në një nivel kaq të lartë. Ajo që presidenti na ka kërkuar të bëjmë është të hapim një faqe të re për të transformuar marrëdhënien tonë me popullin e Iranit dhe t’i shtrijmë dorën popullit të Iranit që nëse lidershipi juaj është i gatshëm të heqë dorë nga të qenit nxitës i paqëndrueshmërisë rajonale, nëse është i gatshëm të heqë dorë nga ambiciet për armë bërthamore për një kohë të gjatë, atëherë Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të transformojnë rrënjësisht marrëdhënien tonë me atë vend. Ky është sigurisht qëllimi ynë. Ne kemi bërë tashmë përparim të madh vetëm gjatë orëve të fundit dhe pres që të bëjmë përparim shtesë në orët në vijim”, tha ai.
Megjithatë, ndërsa negociatat ishin në zhvillim e sipër, presidenti amerikan Donald Trump lëshoi një paralajmërim të ri ndaj Iranit përmes rrjetit social Truth Social.
Trump kërcënoi me sulme të reja nëse Teherani, sipas tij, nuk ndalon mbështetjen për “përfaqësuesit e tij në Liban”, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj grupit Hezbollah.
Deklaratave të presidentit amerikan iu kundërpërgjigj kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili në një postim në rrjetin social X tha se Irani është i gatshëm të reagojë ndaj çdo veprimi kundër tij, nëse kjo bëhet e nevojshme.
Negociatorët amerikanë dhe iranianë janë takuar në Zvicër për rundin e parë të bisedimeve teknike që nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për përfundimin e konfliktit









