TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqipëria miraton marrëveshjen dypalëshe me Maqedoninë e Veriut për pikat e përbashkëta kufitare

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Shqipëria miraton marrëveshjen dypalëshe me Maqedoninë e Veriut për pikat e përbashkëta kufitare

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi këtë javë, në parim, marrëveshjen dypalëshe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për unifikimin e procedurave të kontrollit në brezin kufitar.

Vendimi parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit, me zbatim që do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Risia thelbësore e marrëveshjes qëndron në natyrën e kontrollit. Që nga inaugurimi i gushtit 2023, Qafë Thana funksionon me një ndalesë të vetme, por me dy kontrolle paralele, oficerë të policisë kufitare të të dy vendeve, të vendosur në të njëjtën kabinë, secili duke procesuar udhëtarin mbi bazën e juridiksionit përkatës. Marrëveshja e re synon kalimin nga ky model logjistik (“One Stop – Two Shops”) në një kontroll të vetëm e të integruar (“One Stop – One Shop”), të njohur si regjimi Hyrje–Hyrje: një ndalesë dhe një procedurë e përbashkët, ku veprimi i kontrollit kryhet njëherazi për të dy shtetet.

Dallimi nuk është thjesht sasior, por cilësor: kalim nga dy juridiksione paralele nën të njëjtën strehë drejt një veprimi të vetëm kontrolli të përbashkët.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, e cilësoi këtë zhvillim si përmbushje të një prej angazhimeve të para të mandatit të tij. “Kufirin nuk e fshijmë me fjalë, por e bëjmë më të lehtë me vepra. Ky është kuptimi i vërtetë i fqinjësisë së mirë; radhë që shkurtohen, pritje që zvogëlohen dhe kohë që u kthehet familjeve dhe qytetarëve tanë”, deklaroi Meidani.

Nevoja për lehtësimin e procedurave reflektohet edhe në fluksin e udhëtarëve. Gjatë vitit 2025, në pikat kufitare mes dy vendeve u regjistruan rreth 4.58 milionë kalime, prej të cilave mbi 2.3 milionë vetëm përmes Qafë Thanës, pikë që përdoret intensivisht gjatë sezonit veror nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut drejt bregdetit shqiptar.

Për hyrjen e plotë në fuqi të sistemit mbetet nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare ndërmjet ministrive të Brendshme të të dy vendeve. Pas fazës pilot në Qafë Thanë, modeli pritet të shtrihet gradualisht edhe në pikat e tjera kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut./TCh/

Tags: Maqedoni e Veriutmarreveshje dypaleshepika kufitareShqiperiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Ka afrime me VV-në, por ende jo për presidentin

Abdixhiku: Ka afrime me VV-në, por ende jo për presidentin

Tërmet në Ulqin

Tërmet në Ulqin

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra në 10 orët e fundit, 7 mbeten aktive

Nis seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Nis seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës

Gërvalla: Në këtë ditë kaq të bukur, do ta konstituojmë Kuvendin

Gërvalla: Në këtë ditë kaq të bukur, do ta konstituojmë Kuvendin

Lushtaku: PDK-ja mbetet në opozitë, përgjegjësia për institucionet i takon VV-së

Lushtaku: PDK-ja mbetet në opozitë, përgjegjësia për institucionet i takon VV-së

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Hamza: Partia fituese t’i kryej detyrat e veta, s’ka pengesa për konstituimin e Kuvendit

Tahiri: Aleanca nuk është pjesë e marrëveshjeve politike, jemi vonuar me konstituimin e Kuvendit

Tahiri: Aleanca nuk është pjesë e marrëveshjeve politike, jemi vonuar me konstituimin e Kuvendit

Protestë para Kuvendit kundër dhënies së shtetësisë për serbët

Protestë para Kuvendit kundër dhënies së shtetësisë për serbët

​Haziri: Sot pritet të konstituohet Kuvendi, ende s’ka marrëveshje me partinë e parë

​Haziri: Sot pritet të konstituohet Kuvendi, ende s’ka marrëveshje me partinë e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën