TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

by teve1
2 muaj ago
2
A A
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada, duke shënuar fluturimin e parë transoqeanik në historinë e Shqipërisë.

Avioni Airbus A330-200 i kompanisë Air Transat mbërriti në Tiranë në orën 13:30 dhe u prit në një ceremoni ku morën pjesë Ministri i Energjisë dhe Transportit, Enea Karakaçi, si dhe drejtues të Kastrati Group dhe TIA-s. Në orën 16:00 u nis fluturimi i parë nga Tirana drejt Torontos.

Air Transat, e vlerësuar si “Kompania më e mirë ajrore për udhëtime turistike në botë” nga Skytrax World Airline Awards, do të operojë një fluturim në javë, çdo të premte, deri më 8 tetor 2026.

Linja e re pritet të forcojë lidhjet ekonomike, kulturore dhe turistike mes Shqipërisë, Kanadasë dhe Amerikës së Veriut.

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, e cilësoi vendosjen e linjës direkte si një moment të rëndësishëm për vendin.

“Ky fluturim i parë ndërkontinental nga TIA hap një portë strategjike drejt Atlantikut të Veriut, duke e afruar Shqipërinë me një nga komunitetet e saj më të rëndësishme të diasporës dhe duke krijuar mundësi të reja për turizmin, tregtinë dhe investimet. Kjo linjë e re pasqyron rritjen e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë dhe besimin që partnerët tanë globalë kanë ndaj tregut shqiptar. Jemi krenarë për partneritetin me Air Transat në këtë linjë historike dhe presim me optimizëm suksesin e saj”, tha Farabbi, sipas citimit të ABC News.

Nga ana e tij, zv.presidenti për Marrëdhëniet Qeveritare në Air Transat, Howard Liebman, deklaroi se linja përmirëson lidhjet mes dy vendeve dhe forcon rrjetin transatlantik.

“Si e vetmja kompani ajrore që ofron një fluturim pa ndalesë mes Amerikës së Veriut dhe Tiranës, jemi jashtëzakonisht krenarë që sjellim shërbimin tonë në këtë linjë unike. Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës, duke kombinuar çmime konkurruese me bukurinë natyrore, trashëgiminë e pasur kulturore dhe përvojat autentike. Kjo linjë forcon praninë tonë në një treg me potencial të lartë dhe pasqyron strategjinë tonë për zhvillimin e linjave me vlerë të shtuar që përmirësojnë lidhjet dhe forcojnë rrjetin tonë transatlantik”, u shpreh Liebman.

Kryeministri I Shqipëisë, Edi Rama vlerësoi rritjen e vazhdueshme të Aeroportit të Tiranës, duke theksuar se ai prej disa vitesh kryeson në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Venezuela dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën

Venezuela dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje 25-vjeçare për naftën

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Djali i Netanyahut evakuohet urgjentisht nga SHBA pas kërcënimit

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

Ministri i Jashtëm i Sirisë mbërrin në Libi për rihapjen e ambasadës siriane

iPhone 17 kryeson shitjet globale

iPhone 17 kryeson shitjet globale

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Rita Ora flet për thashethemet se ishte “Becky” në këngën e Beyonce-s

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Gjashtë vatra zjarri aktive dhe tri nën monitorim në Shqipëri, s’rrezikohen zonat e banuara

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Prindërit mbushin libraritë, subvencionet për libra nuk mjaftojnë për të gjithë

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Osmani: Serbia po shkel zotimet e Brukselit duke mbajtur të mbyllura arkivat për të zhdukurit

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Haradinaj: Të zhdukurit nuk janë vetëm numra, mbeten plagë e hapur për kombin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën