Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të enjten se ushtria izraelite do të qëndrojë në Libanin jugor, ku ka pushtuar deri në 10 kilometra nga kufiri.
Këto komente ishin të parat që nga nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran.
Netanyahu tha se Izraeli duhet të “ruajë një zonë sigurie në Libanin jugor dhe kjo kërkon që ne të mos largohemi atje për sa kohë që nevojat e sigurisë së Izraelit e kërkojnë këtë”.
Ai ka bërë komente të ngjashme në të kaluarën në lidhje me refuzimin e Izraelit për t’u tërhequr nga Libani jugor .
Marrëveshja SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, e nënshkruar brenda natës, përfshin dhënien fund të luftës në Liban.
Lufta e Izraelit ka zhvendosur më shumë se 1 milion njerëz në Liban dhe ka vrarë gati 3,900, sipas zyrtarëve libanezë.









