Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit i është konfiskuar një armë zjarri.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për tentim vrasje, si dhe është sekuestruar një armë zjarri. Rasti ka ndodhur më datë 16.06.2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit , janë duke vazhduar me veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/








