TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
​Zulfaj: Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e afro 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvendin e Kosovës vonon zbatimin e reformave duke rrezikuar humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së. Kështu u tha në takimin e parë të Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, ku u diskutua për zbatimin e Agjendës së Reformave dhe progresin e deritanishëm në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Koordinatori Kombëtar i Kosovës për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, tha se Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përfundoi me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e Planit të Rritjes gjatë verës së vitit 2024.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa më 9 tetor 2024, mirëpo procesi u ngadalësua më pas për shkak të vonesave në ratifikimin e marrëveshjes.

“Kosova ishte ndër vendet e para të rajonit që përmbylli me sukses negociatat me Bashkimin Evropian për reformat e Planit të Rritjes gjatë verës së vitit 2024. Më pas, Qeveria miratoi Agjendën e Reformave pa vonesa, më 9 tetor 2024. Ndërkohë, pati vonesa në ratifikimin e marrëveshjes. Fillimisht, ato u shkaktuan nga zgjedhjet e rregullta të shkurtit 2025, pasi draft-marrëveshja për huanë u finalizua në mars të po atij viti. Më pas, bllokada në Kuvend e vonoi ratifikimin e saj, duke shtyrë zbatimin e reformave dhe rrjedhimisht edhe mbajtjen e këtij takimi, i cili do të duhej të ishte zhvilluar më herët”, tha Zulfaj.

Ai foli edhe për rrezikun konkret që vjen nga bllokada e Kuvendit.

“Vonesat nga viti i kaluar në Kuvend, siç e thashë edhe në fillim, kanë vonuar ratifikimin e marrëveshjeve si dhe zbatimin e reformave. Fatkeqësisht bllokada në Kuvend vazhdon këtë vit duke vonuar tutje reformat e nevojshme që kryesisht janë ligje që duhet kaluar në Kuvend. Si pasojë e kësaj bllokade në fund të këtij muaji në qershor tashmë mund të rrezikohen 9 hapa në shumë prej afër 60 milionë euro nga Plani i Rritjes”, theksoi ai.

E, Jiri Plecity, udhëheqës i Njësisën në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore nga Komisioni Evropian tha se reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit mbeten prioritete kyçe.

“Së pari, zhvillimi i shpejtë në reforma të drejtësisë është thelbësor. Si dhe, forcimi i të drejtave themelore dhe përmirësimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ngjashëm, adoptimi i një ligji të ri mbi energjinë dhe elektricitetin, bashkë me një ligj mbi rregullatorin e energjisë mbeten prioritet kritik me periudha kalimtare që skadojnë tashmë në qershor dhe dhjetor 2026, por ato janë gjithashtu çelësi për forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës Mundësitë e mira që mund të kapen nga shtylla 1 dhe 2 e Planit të Rritjes janë Zona e Vetme Evropiane e Pagesave ose zhvillimet e fundit në për zgjatjen e sistemit “Roam like at Home” në Kosovë. Dhe të mos harrojmë, të gjitha mundësitë në kontekstin e tregut rajonal”, u shpreh Plecity.

Tags: BEKosovaKuvendi i KosovesPlani i RritjesTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti vlerëson rolin e EULEX-it, thotë se reforma në drejtësi mbetet prioritet

Kurti vlerëson rolin e EULEX-it, thotë se reforma në drejtësi mbetet prioritet

NATO për Tëvë 1: Shtimi i 1000 trupave, dëshmon gatishmërinë për të reaguar me shpejtësi në çdo zhvillim  të sigurisë

Rutte: Lajm i mirë për Kosovën që po e zvogëlojmë praninë e trupave të KFOR-it

Dogana sekuestron mbi 3 mijë produkte (tekstil) të markave të njohura të falsifikuara

Dogana sekuestron mbi 3 mijë produkte (tekstil) të markave të njohura të falsifikuara

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një vit burg për ngacmim, arrestohet i dënuari në Prizren që ishte në kërkim

Kurti vlerëson rolin e EULEX-it, thotë se reforma në drejtësi mbetet prioritet

Kurti vlerëson rolin e EULEX-it, thotë se reforma në drejtësi mbetet prioritet

Vdes aktori dhe regjisori Gjergji Lala

Vdes aktori dhe regjisori Gjergji Lala

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

SHBA-ja ndalon importin e dërgesave të kompanisë kineze në Serbi

NATO për Tëvë 1: Shtimi i 1000 trupave, dëshmon gatishmërinë për të reaguar me shpejtësi në çdo zhvillim  të sigurisë

Rutte: Lajm i mirë për Kosovën që po e zvogëlojmë praninë e trupave të KFOR-it

Kolonët izraelitë u vënë flakën xhamive dhe sulmojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë u vënë flakën xhamive dhe sulmojnë shtëpitë palestineze në Bregun Perëndimor

Dogana sekuestron mbi 3 mijë produkte (tekstil) të markave të njohura të falsifikuara

Dogana sekuestron mbi 3 mijë produkte (tekstil) të markave të njohura të falsifikuara

Udhëheqësit e G7-ës bëjnë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Liban

Udhëheqësit e G7-ës bëjnë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Liban

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën