Panairi i Librit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, hapet sot në Prishtinë.
Ceremonia e hapjes së këtij panairi që mbledh shtëpi botuese, autorë dhe dashamirës të librit nga Kosova dhe rajoni do të mbahet me fillim nga ora 12:00.
Ashtu siç edhe ndodh zakonisht, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me botimet më të reja, të marrin pjesë në promovime librash dhe aktivitete të ndryshme letrare që do të zhvillohen gjatë ditëve të panairit.








