Ylli Neymar Junior rrezikon t’i mungojë Brazilit në ndeshjet e mbetura të Grupit C.
Neymar mungoi edhe në seancën stërvitore të së hënës.
Ishte e paraparë që lojtari i Santosit t’i bashkohej pjesës tjetër të grupit të lojtarëve por ai mungoi për shkak se iu nënshtrua disa testeve tjera mjekësore.
Legjenda e Barcelonës ka lëndim në pulpë.
Stafi mjekësor i Brazilit është ende i shqetësuar për gjendjen e Neymarit. Nuk është ende e sigurt që sulmuesi i njohur mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme të grupit.
Neymari ende nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të plotë stërvitore që kur Brazili filloi përgatitjet për Kupën e Botës.
34-vjeçari i mungoi Brazilit në ndeshjen e parë ndaj Marokut.
Brazili të shtunën luan me Haitin. Ndeshjen e tretë, Brazili e luan ndaj Skocisë më 25 qershor.











